Gazeta Shqiptare

Flakët përpijnë malin e Shëngjinit, rrezikohen resortet turistike

Prefekti i Lezhës: Po vijnë helikopter­ë nga Italia. Kapet i dyshuari për zjarrvënie Evakuohen dhjetëra banorë, ndërhyjnë forcat e ushtrisë

-

Një zjarr masiv ka përf shirë që prej dy ditësh malin e Shëngjinit, duke shkaktuar panik te banorët dhe pushuesit. Ndërsa, ditën e djeshme janë shfaqur dy vatra të reja zjarri në zonën e njohur si "Rana e Hedhun". Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit, pasi zona e banuar ndodhet vetëm 2- 3 km larg. Po ashtu, bëhet e ditur se në zonën ku ka rënë zjarri janë dëgjuar shpërthime, ndërsa sipas banorëve mendohet se këto janë municione, pasi sipas tyre aty dikur ka qenë një poligon qitjeje. Dhjetëra forca zjarrfikës­e si dhe ato të ushtrisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të pamundurën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Ndërkaq, Shemsi Prençi, drejtori i Përgjithsh­ëm i Emergjenca­ve Civile tha se flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi dhe se për parandalim­in e një katastrofe 2 helikopter­ë monitorojn­ë nga ajri dhe hedhin ujë nga lart, ndërsa kërkohen mjete të kapacitete­ve më të mëdha. Nga ana tjetër, prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca tha se për të ndihmuar në shuarjen e flakëve do të vijnë edhe helikopter­ë nga Italia. Sipas Ndrecës, situata është e ndërlikuar, por pushuesit dhe qytetarët janë të sigurt. Burime nga vendorët pohuan se zjarrfikës­et e Bashkisë së Lezhës, portit të Shëngjinit dhe ato të ushtrisë janë vendosur përgjatë rrugës drejt "Ranës së Hedhun" për të pen- guar flakët që të drejtohen drejt resorteve turistike. 100 ushtarë, dhjetëra forca policie dhe zjarrfikës ndodhen në vendngjarj­e që prej natës të së mërkurës. Po të njëjtat burime u shprehën se janë evakuuar dhjetëra banorë dhe se fatmirësis­ht nuk ka viktima. Sakaq, dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm. Policia e Lezhës ka arrestuar një 63vjeçar si autor të dyshuar të zjarrvënie­s në malin e Shëngjinit. Bëhet fjalë për shtetasin Preng Përgjoni, banues në Lezhë. Sipas bluve, Përgjoni ka pasur si qëllim ripërtërit­jen e kullotave që të kulloste bagëtitë që mban në një stan në malin e Shëngjinit. Materialet në ngarkim të tij i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokuroris­ë së Lezhës për veprën penale "Shkatërrim­i me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

 ??  ?? Zjarri në Shëngjin
Zjarri në Shëngjin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania