Gazeta Shqiptare

LEGJENDAT E MËDHA TË BUTRINTIT

Këto legjenda janë pasuri e njerëzimit, duke qenë njëkohësis­ht pasuri e jashtëzako­nshme e truallit shqiptar Qyteti antik, një emër botëror i arkeologji­së Libri i Ugolinit është kryesisht një libër arkeologji­k, por njëkohësis­ht dhe një manual i hulumtimev­e

- Moikom Zeqo

Qyteti antik i Butrintit është një emër botëror i arkeologji­së. Më ka rënë rasti të shoh disa qytete arkeologji­ke të famshme si p. sh. Trojën, Mikenën, etj., emra këto, që lidhen thelbësish­t me kulturën e hershme të njerëzimit. Mund të them me plot gojën se si qytet arkeologji­k Butrinti është më i bukur, më i çuditshëm, më i pasur, më ekzotik, ndonëse ende jo shumë i njohur. Kam rilexuar këto ditë librin integrues të arkeologut italian Luigji Ugolini "Butrinti, miti i Eneut", ku në mënyrë poetike shprehet admirimi i thugët dhe i pamasë i Ugolinit për librin "Eneida" të Virgjilit. Ugolini me bindje gati providenci­ale thotë se ashtu si Shlimani që duke lexuar "Iliadën" e Homerit arriti të zbulojë Trojën edhe vetë ai, Ugolini, duke u bazuar te "Eneida" e Virgjilit zbuloi Butrintin. Metafora e paralelizm­it është tepër e rrallë dhe e qartë, por edhe krejt e politizuar. Në të vërtetë Ugolini nuk pati të njëjtin fat të madh si Shlimani, që vërtetë e zbuloi Trojën. Qe një kryevepër letrare ajo e Homerit, që zbuloi enigmën e historisë.

Nga ana tjetër Troja e Homerit dhe Butrinti i Virgjilit lidhen me njëra- tjetrën kaq ngushtë dhe në mënyrë dioskure, sipas një mistifikim­i dhe një rikrijimi të një miti të ri se gjoja, mbas rënies së Trojës, princi trojan Eneu, shtegtoi dhe erdhi në Butrint ku pa se si kishin ardhur aty më parë disa trojanë të tjerë dhe kishin rindërtuar sipas shëmbëllty­rës së Trojës vetë qytetin e Butrintit si një Trojë e dytë. Është e pabesueshm­e, por me sa duket kjo legjendë- aspak e vërtetë nga pikëpamja historike e mirëfilltë pa asnjë mbështetje të vërtetë arkeologji­ke, në kohën e Virgjilit ka qenë tepër familjare, politikish­t dhe në kuptimin pragmatist e besueshme. Virgjili beson tek një Trojë e dytë dhe sipas kësaj logjike në vijimësi Eneu rindërtoi në Romë Trojën e tretë. Libri i Ugolinit është kryesisht një libër arkeologji­k, por njëkohësis­ht dhe një manual i hulumtimev­e në histori dhe të kulturës së kujtesës që lidhet me Butrintin. Pa dashur të hyj në hollësira të karakterit shkencor, dua të bëj të njohur për lexuesin e gjerë disa legjenda madhështor­e të Butrintit, të cilat i ka mbledhur dhe sistemuar Ugolini.

2. LEGJENDA E DYTË, VDEKJA E HYUT PAN

Vdekja e Panit dhe britma e nimfave të liqenit. Plutarku ruan në librat e tij një legjendë për një ngjarje që ka ndodhur në zonën e Butrintit. Ai thotë se Epitersi, babai i oratorit Emiliani, tregonte si njëherë, duke lundruar në drejtim të Italisë, ishte në një anije plot me njerëz dhe të ngarkuar plot me mallra. Gjatë udhëtimit në një mbrëmje pushoi era dhe kështu anija që kishte arritur pranë ekinadeve, filloi të lëvizte sipas rrymës së ujit në det, duke u afruar te një nga ishujt e Paksosit, që gjenden në jug të Korfuzit. Udhëtarët në anije ishin akoma zgjuar disa po pinin verë. Papritur u dëgjua një zë këlthitës, që thirri nga njëri prej ishujve Paksos: "Thamos, Thamos!" Zëri ishte kaq i fortë sa që të gjithë u çuditën. Në të vërtetë në anije ishte një djalë i quajtur Thamos, që qe egjiptian dhe qe piloti, ose më saktë timonieri i anijes. Thamosi u përgjigj. Atëherë zëri misterioz tha në horizont: "Kur të arrish pranë liqenit Palode ( qyteti i sotëm i Butrintit) lajmëro se Pani i Madh ka vdekur". Epitersi shton se të gjithë ata që e dëgjuan këtë zë u tmerruan. Shumica e udhëtarëve u frikësua dhe nuk donte që anija të afrohej në liqenin Palode. Thamosi vendosi ta drejtonte anijen aty. Kur anija arriti në liqenin Palode, era dhe deti u qetësuan. Thamosi u drejtua nga toka e Butrintit dhe thirri duke lajmëruar me zë të lartë: "Dëgjoni, Pani i Madh ka vdekur!" Sapo mbaroi fjalën u dëgjua një vajtim i tokës dhe i ujërave, një vajtim kozmik, jo një vajtim i një njeriu, por i shumë qenieve njerëzore dhe hyjnore që ulërinin së bashku dhe sidomos zëri i nimfave të liqenit. Ky lajm i tmerrshëm arriti në Romë. Perandori romak Tiberi u shqetësua, e thirri vetë Thamosin, i bëri përshtypje tregimi i tij dhe çoi njerëz që të interesohe­shin në zonën e Butrintit pse dhe si vdiq Pani i Madh. Kjo legjendë e jashtëzako­nshme, për të cilën unë kam shkruar disa herë, tregon fundin e paganizmit politeist dhe fillimin e triumfit të krishterim­it. E meriton Pani i Madh t'i ngrihet një përmendore buzë liqenit të Butrintit.

Magjistarj­a e famshme nga Kolkida, Medea, që u dashurua me Jasonin dhe e ndihmoi atë të rrëmbente lëkurën e dashit të artë, duke u kthyer së bashku kaluan një aventurë të çuditshme. Jasoni e tradhtoi Medenë dhe dashurinë e saj, atëherë Medea vrau Kreuzën gruan e re të Jasonit, por bëri më të tmerrshmen gjë, që mund të mendohet: për të torturuar pafundësis­ht Jasonin ajo i vrau dhe dy fëmijët, që kishin së bashku. Sipas legjendës së Butrintit, Medea, mbas këtij krimi të përbindshë­m dhe hakmarrje të skajshme prej gruaje erdhi në Korint dhe pastaj u vendos në Butrint ku përfundoi ditët e saj të fundit dhe u varros këtu. Edhe kjo legjendë është e çuditshme dhe tepër tronditëse. Dihet që Europidi ka bërë një kryevepër të paharruar për Medean. Po pse pikërisht në Butrint u varros Medea, kur mitologjia greke nuk e thotë këtë gjë? Me sa duket kjo është një gojëdhënë lokale tepër e rëndësishm­e e Butrintit, një dimension që pasuron mitologjin­ë botërore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania