Gazeta Shqiptare

Pagesa e përshpejtu­ar, përfitojnë 4 pronarë

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se në 4 aplikime vendimet e të cilave përfitojnë kompensim financiar me kërkesë të veçantë, 2 aplikime, për 2 vendime ( përkatësis­ht të vitit 2005 dhe vitit 2006), me kërkesë të veçantë përfitojnë kompensim financiar në masën 20% të vlerës së kompensimi­t, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Vlera e përfituar si kompensim financiar për këto vendime do të përfitohet menjëherë. Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këto vendime, është 209.988 m2 ose 21 ha, e vlerësuar financiari­sht 2.000 m2 tokë truall dhe 207.988 m2 ose 20.8 ha tokë bujqësore. Në një rast. për një vendim të vitit 1996, me kërkesë të veçantë përfiton kompensim financiar 30% të vlerës së kompensimi­t, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Vlera e përfituar si kompensim financiar për këtë vendim do të ndahet në 3 këste. nga 10% çdo vit. Në një tjetër vendim, sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këtë vendim, është 169 m2, e vlerësuar financiari­sht tokë truall. 1 aplikim, për një vendim të vitit 1999, me kërkesë të veçantë përfiton kompensim financiar 40% të vlerës së kompensimi­t, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Vlera e përfituar si kompensim financiar për këtë vendim do të ndahet në 5 këste, nga 8% çdo vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania