Gazeta Shqiptare

Procesi, i hapur për plotësimin e dosjeve

-

Procesi i aplikimit dhe ekzekutimi­t të vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht për vitet 1993 dhe 1994, është një proces i vazhdueshë­m dhe i hapur për të gjitha subjektet. ATP- ja fton të gjitha subjektet e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentac­ionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuar­a në VKM- në nr. 223, datë 23.03.2016, “Për përcaktimi­n e rregul- lave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave” ( i ndryshuar). Vlen për t’u theksuar fakti se, referuar kuadrit të vjetër ligjor, rezulton se gjatë 9 proceseve të mëparshme për kompensimi­n e pronës të realizuara nga ish- AKKP ( sot ATP) gjatë viteve 2005- 2014, sipërfaqja e kompensuar financiari­sht është 159 016,56 m2 tokë truall ( 15.9 ha) dhe vlera totale e fondit të kompensimi­t financiar të shpërndarë është 4.373.640.814 lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania