Gazeta Shqiptare

Burri i pret fytin me thikë bashkëshor­tes, arrestohet

Të afërmit: Sherri pasi hëngrën bukë, debatuan se ishin të varfër Policia: Tre fëmijët ishin në gjumë, krimi për xhelozi

-

Krimi brenda familjes ka tronditur dje ban orët e fshatit Drizë të Kuçovës. Një 57- vjeçar ka prerë me thikë në fyt nënën e tre fëmijëve të tij, ndërsa këta të fundit ishin në gjumë në dhomën ngjitur. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01: 00. Mësohet se pas debateve të ashpra, Rruzhdi Luzi ka marrë thikën e bukës në kuzhinë dhe ka masakruar gruan e tij 49- vjeçare, Manjola Luzi. Pas sinjalizim­it për vrasjen, policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas hetuesve të çështjes, krimi ka marrë shkas për motive xhelozie, pasi kryefamilj­ari dyshonte se bashkëshor­tja e tij e tradhtonte. Ndërkohë, autori i krimit, i cili akuzohet për vrasje me dashje ka përfunduar në pranga. Nga ana tjetër, banorë të fshatit Drizë kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të problemeve që mund të kishte çifti. Të afërm të çiftit kanë hedhur poshtë motivin e krimit që jep zyrtarisht policia. Sipas tyre, vrasja e nënës së tre fëmijëve ( dy djem dhe një vajzë, ku më i madhi është 19- vjeç) ka marrë shkas nga problemet ekonomike. "Ishin familje e qetë dhe ngjarja ka qenë e papritur. Në dijeninë tonë, çifti nuk ka pasur probleme xhelozie, por ekonomike, pasi e siguronin me vështirësi jetesën. Rruzhdiu prej vitesh ishte i papunë, ndërsa merrej me punë sezonale bujqësie kryesisht në ul- lishtet e zonës. Jemi shokuar nga ajo që ka ndodhur", thanë të afërm të familjes Luzi.

DËSHMIA

Mersin Luzi, i afërt i familjes së Rrushdi Luzit, dje deklaroi për "Gazeta Shqiptare" se vrasja ka ndodhur pasi pjesëtarët e kësaj familjeje kishin ngrënë darkë. "Kishin ngrënë e kishin pirë. Ata kanë pritur djalin e madh, i cili kishte shkuar në banesë pas mesnate. Ky i fundit e kishte lënë bukën e shtruar në tavolinë dhe më pas kishte shkuar për të fjetur. Rruzhdiu dhe Manjola nuk kanë pasur probleme dhe Në dijeninë tonë, çifti nuk ka pasur probleme xhelozie, por ekonomike, pasi e siguronin me vështirësi jetesën. Ruzhdiu prej vitesh ishte i papunë, ndërsa merrej me punë sezonale bujqësie, kryesisht në ullishtet e zonës. Jemi shokuar nga ajo që ka ndodhur", thanë të afërm të familjes Luzi. sherre. Ishin fukarenj dhe të i fundit u shpreh se ngjarjen vuajtur, nuk bëhet fjalë për e ka mësuar pas një telexheloz­i", tha Mersin Luzi. Ky fonate në orën dy të natës. "Pyeta të vëllain, i cili më tha se pasi kishte ndodhur ngjarja, i kishte nxjerrë jashtë fëmijët dhe i kishte çuar diku tjetër. Gjithashtu, i vëllai më tregoi se Rrushdiu kishte njoftuar vetë policinë për krimin që kishte bërë, ndërsa e kishte porositur që të kujdesej për fëmijët", pohoi Mersin Luzi.

 ??  ?? Mersin Luzi duke folur për “GSH”
Mersin Luzi duke folur për “GSH”
 ??  ?? Shtëpia e familjes Luzi ku ndodhi ngjarja
Shtëpia e familjes Luzi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Arrestimi i njërit prej autorëve
Arrestimi i njërit prej autorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania