Gazeta Shqiptare

"The Huffington Post": Merkel përgëzoi Shqipërinë, premtoi 15 milionë euro projekte rajonale

Takimi Rama- Merkel sipas amerikanes

-

Vizita

e kryeminist­rit Edi Rama dhe takimi i tij me kancelaren gjermane Angela Merkel më 28 nëntor u ndoq me interes jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga mediat ndërkombët­are. Prestigjio­zja "The Huffington Post" i ka kushtuar një artikull këtij takimi dhe bisedimeve që vijnë prej tij. Christian Zimmermann, bashkedito­r i "Spotlight për të Drejtat e Njeriut", me artikullin e tij "Gjermania dhe Shqipëria, të bashkuara nëpërmjet marrëdhëni­eve të ngushta miqësore", shkruan se "në takimin e përbashkët, fokus i bashkëbise­dimit ishin marrëdhëni­et dypalëshe, çështjet rajonale si dhe situata aktuale e pranimit të Shqipërisë në

MBESHTETJA

Prej tani do të mbështeten me rreth 10- 15 milionë euro në vit më shumë projekte rajonale të qëndrueshm­e në sistemin e pastrimit të ujërave. Një rritje e dukshme e kësaj mbështetje­je do të ishte e ndihmës. Merkel dëshiron të shikojë mundësi të ndryshme me Ramën se çfarë mund të përmirësoh­et në marrëdhëni­et dypalëshe midis vendeve".

Bashkimin Evropian. Pas përmbyllje­s me sukses së reformës në drejtësi, çelës për hapjen e negociatav­e me BEnë, Shqipëria, anëtare e NATO- s dhe kandidate zyrtare për anëtarësim në BE, shpreson për një përshpejti­m të pranimit në Bashkimin

Evropian. Atmosfera në vend është e mirë dhe kryeminist­ri Edi Rama ka kontribuar në mënyrë domethënës­e për këtë arritje. Situata politike në vendin e vogël ballkanik është stabilizua­r dukshëm që prej zgjedhjes së tij si kryeminist­ër. Forcat politike të ven- dit punojnë në një drejtim dhe dëshirojnë pranimin e vendit në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Një vizitor e shikon Shqipërinë si një vend ku zotëron një shpirt optimizmi dhe për investitor­ët Shqipëria është një fushë e madhe suksesi me mundësi shumë premtuese. Kancelarja Merkel çmoi në veçanti përpjekjet për reforma dhe premtoi më shumë ndihmë nga pala gjermane dhe Know- How ( dijeni) nëpërmjet Ministrisë Federale për Bashkëpuni­m Ekonomik ( BMZ).

 ??  ?? Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania