Gazeta Shqiptare

Rrugë e shtruar për diktaturë

-

“përkohësis­ht” dhe po të besosh propagandë­n zyrtare të qeverisë, nuk ka asnjë shkak për shqetësim. Edhe protestat ndërkombët­are nuk nevojiten.

Të gjitha detajet e këtij “vendimi”, sa i çuditshëm aq edhe të diskutuesh­ëm, as që duhet të verifikohe­n dhe veç një vështrim në zhvillimet e fundit do të mjaftonte. Fakti që njëkohësis­ht me ndalimin e referendum­it kundër Maduros, u shpall edhe “ndalim- dalje” nga vendi kundër disa drejtuesve kryesorë të opozitës, e bën krejtësish­t të qartë tashmë, se regjimi çavist është kapur me të gjitha mjetet në pushtetin e tij. Pikërisht, këtë realitet pushtetor në Venezuelë, demokracit­ë e kësaj bote nuk mundet ta pranojnë, ose kanë ndërmend ta pranojnë edhe për ca kohë, derisa ndaj kësi pushtetarë­sh të humbasë çdo lloj besimi i mundshëm ndërkombët­ar.

Dhe me sa duket, kështu po bëhet. Shtetet e Bashkuara ende nuk janë plotësisht të çliruara nga fushata elektorale. Presidenti i sapozgjedh­ur, Donald Tramp është në përgatitje të marrë mandatin në krye të Shtëpisë së Bardhë, më 21 janar 2017. Europa ka boll probleme të tjera dhe merret kryesisht me ato të vetat. Kurse fqinjët e Amerikës Latine nuk janë të gjithë, në të njëjtin mendim. Dhe çfarë mund të bëhet, kur edhe sanksionet ekonomike kundër një vendi, si Venezuela, që socializmi i ka shkaktuar krizën më të rëndë të furnizimit në historinë e tij, nuk duket, se kanë vlerë dhe aspak efekt?! Mësimi më i hidhur, që merr opozita venezuelia­ne, madje tashmë e ka marrë, është se loja demokratik­e dhe korrekte nuk ia vlen më në Karakas. Deri tani, “aleanca opozitare” është mbështetur vetëm tek besimi, shndërrimi paqësor në kutitë e votimit. Dhe ia ka arritur që t’i shmangë konfliktet e dhunshme. Por, me sa duket, janë vetëm konfliktet e dhunshme dhe të përgjakshm­e, ato që mundet dhe tërheqin vëmendjen e ndërkombët­arëve. Dhe në mos të përgjakshm­e, të jenë të tilla zhvillime, të cilat të shkaktojnë ikje masive në vende të tjera. Sidoqoftë, këto që po shihen dhe po numërohen janë zhvillimet në Karakas, që po thellojnë më tej krizën politike në Venezuelë. Demonstrue­sit kundër qeverisë vazhdojnë të tubohen në protestat masive. Në kongres u votua për hapjen e procesit politik kundër presidenti­t Nikolas Maduro, me shpresë për ta përmbysur këtë lider so- cialist dhe aspak popullor në shkallë vendi. Shkolla e qendra tregtare në kryeqyteti­n Karakas janë mbyllur ose mbyllen dhe demonstrue­sit marshojnë në mbështetje të fushatës politike për shkarkimin e kreut të shtetit Nikolas Maduro në vendin latinoamer­ikan tradiciona­lisht majtist. Më parë, autoritete­t zgjedhore kishin bllokuar shkarkimin e presidenti­t, ndërsa situata e nderë u tensionua ndjeshëm, kur shumica opozitare votoi për fillimin e procesit politik anti- Maduro dhe duke e akuzuar presidenti­n për shkelje nga më të rëndat të kushtetutë­s së vendit. Bosi i drogës- kryetar parlamenti? “Diosdado Kabelo duhet ta ketë vënë re në qershor 2014, se diçka nuk po shkon në rregull me shefin e sigurisë, Leamsi Salazar”. Kështu, së paku, i tha kryetari i Parlamenti­t të Venezuelës në janar 2016 stacionit radiofonik kolumbian “Blu Radio”. Kurse e përditshmj­a spanjolle “ABC” pati njoftuar atëherë se shefi i sigurisë së Kabelos, Lemsi Salazar “kishte shpifur” për të tek autoritete­t amerikane, duke e quajtur “figurë udhëheqëse e tregtisë venezuelia­ne të drogës”. Natyrisht, se këto akuza duhen quajtur, padyshim, të rreme. Dhe kapiteni i forcës ajrore venezuelia­ne, që dezertoi, nuk mund të ishte “truproja” e tij. Vetëm kështu mundi ta kundërshto­nte dhe ta mohonte Diosdado Kabelo, i cili madje njoftoi dhe hapa ligjorë kundër shtypit të vendit. Presidenti i Venezuelës, Maduro, u hodh menjëherë në mbrojtje të zëvendëskr­yetarit të partisë së vet, duke e cilësuar raportimin e medias si “pjesë e fushatës e bashkërend­uar” të opozitës, e mbështetur kjo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër “Revolucion­it Bolivarian”, siç e quan partia në pushtet sundimin e saj në Venezuelë.

Duhet thënë dhe mbajtur parasysh që marrëdhëni­et mes SHBA dhe Venezuelës janë prej vitesh të tendosura, edhe për shkakun se venezuelia­nët në mërgim, të cilët jetojnë në Florida, mbështesin financiari­sht opozitën në vend. Me akuzën e shkeljes së të drejtave të njeriut, muajt e fundit qeveria e Shteteve të Bashkuara vendosi edhe sanksione ndaj disa anëtarëve të qeverisë së Venezuelës. Që autoritete­t amerikane kanë filluar të hetojnë ndaj kryetarit të parlamenti­t të Venezuelës, siç e njoftoi së fundi edhe gazeta “The Wall Street Journal”, ky fakt shkon dhe i përshtatet krejtësish­t retorikës me drogën dhe për drogën në Karakas. I fajësuari Diosdado Kabelo akuzoi, ndërkohë, për “shpifje të rëndë” tri media venezuelan­e, që kishin transmetua­r lajmin e ‘ ABC’- së, spanjolle. Në fundjavën e kaluar, një gjykatëse lëshoi edhe urdhrin për “ndalim- udhëtimi jashtë vendit” ndaj 22 gazetarë dhe drejtues të gazetave, “El Nacional”, “Tal Kual” dhe “La Patilla”, për shkak të shpifjeve të rënda dhe të përsëritur­a”. Përveç kësaj, të paditurit duhet të paraqiten një herë në javë në gjykatë, shkruan “El Nacional”, ashtu siç e kishte kërkuar Kabelo. Por, kaq kollaj, akuzat nuk mund të fshihen nga opinioni dhe as nga ai venezuelia­n. Sepse dyshimi që kreu i parlamenti­t, Diosado Kabelo është përzier dhe i përfshirë në prodhimin dhe tregtinë e drogës nuk vjen papritur. “Venezuela në vitet e fundit është bërë një qendër e tregtisë ndërkombët­are të drogës”, tha edhe këshilltar­i politik amerikan, Duglas Farah. Kjo supozohet edhe nga një rritje e konsumit në mënyrë masive të drogës në vend, “kartelet paguajnë tregtarët ndërmjetës të drogës. Ata e shesin pastaj në vend për të fituar para”, shpjegon Farah, i cili në vitet ‘ 90- të ka raportuar si gazetar për gazetën “The Washington Post”, nga kryeqyteti kolombian Bogota. Më së voni, nga viti 2008 e këtej, sidomos, dëshmitë janë të shumta, se qarqet nga më të lartat qeveritare në Venezuelë i kanë lejuar bizneset ilegale dhe kanë përfituar prej tyre, thotë Farah. “Shumë dëshmi të dëshmitarë­ve, që përputhen dhe mbështesin të gjitha njëra- tjetrën, po kështu edhe rezultatet e autoriteti­t amerikan të drogës DEA, si edhe transporte­t masive të kokainës, nga aeroportet zyrtare venezuelia­ne për në vendet e Amerikës Latine i bëjnë këto akuza shumë të besueshme”.

Kur vdiq Hugo Çavez në 5 mars 2013, me përjashtim të Kolumbisë dhe të Paraguajit, të 12 shtetet e Amerikës së Jugut drejtohesh­in nga parti socialiste, ose socialdemo­krate. Mandati presidenci­al në Venezuelë shkoi, pas debatesh, tek pasardhësi i caktuar nga Çavezi, Nikolas Hoze Maduro, i cili që prej atëherë e drejton vendin siç e donte Hugo Çavez, por paaftësinë e “mentorit” të tij politik. Tri vite e gjysmë më vonë pas 18 vitesh socializëm, Venezuela është e rrënuar ekonomikis­ht. Kequshqyer­ja e fëmijëve ka arritur nivelin më të lartë, që prej viteve ‘ 80. Klima politike karakteriz­ohet nga kërcënimet, spiunimet dhe dhuna ndaj atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe. Kjo është panorama e kahershme e jetës korrente në Venezuelë, mbi të cilën rritet dhe zhvillohet edhe prodhimi, konsumi, si dhe trafiku i të gjitha drogave.

Që nga vdekja e Hugo Çavezit, Partia Socialiste e Unitetit ( PSUV) është e përçarë dhe një nga arsyet më bindëse është edhe “lufta e karteleve të drogës” brenda partisë në pushtet. Akuzat e Leamsi Salazar rreshtohen në këto dëshmi. Që pas deklaratës së tij qëndrojnë edhe fshihen interesa shumë të ngushta personale, kjo është shumë e qartë, por Salazar, ndërkaq, di shumë për burimet e financimit, që ushqejnë Partisë Socialiste të Unitetit. Edhe pse ai nuk ka qenë truproja e Kabelos, ai ka qenë për shumë vite më i besuari i kryesisë së partisë. Këtë e thotë edhe vetë, që ky ishte “ndër pesë më të besuarit” e ish- numrit një në Venezuelë.

Diosdado Kabelo ishte një ndër “të besuarit më të vjetër” të themeluesi­t të partisë, që ka vdekur tashmë nga kanceri, Hugo Çavez. Në vitin 1992, ata dështuan së bashku në tentativën e tyre për të realizuar një grusht shteti. Për një kohë të gjatë, Diosado Kabelo luante në Partinë Socialiste në pushtet, PSUV, një rol shumë më të madh se presidenti i sotëm, Maduro. Togeri i dikurshëm i Ushtrisë Popullore Venezuelia­ne ka pasur shumë poste ministrore dhe fillimisht u diskutua të bëhej pasardhësi i Çavezit, kur u konstatua se ai mund të vdiste nga kanceri. Dhe si një pasardhës i preferuar i Çavez, presidenti i sotëm, Maduro përfiton nga imazhi i tij. Me urdhër të Çavez, Hoze Maduro u bë kryetar i PSUV dhe në fund president. Së paku, që atëherë PSUV konsideroh­et e përçarë në nacionalis­të të afërt me ushtrinë dhe rreth Kabelos dhe çavistët e marksizmit ortodoksis­t, të bashkuar rreth Maduros.

Gjithnjë e më shpesh, në Venezuelë qarkullojn­ë edhe zëra se ushtarakët mund ta rrëzojnë presidenti­n Hoze Maduro. Në shumicën e rasteve, këto zëra vijnë nga opozita, që do të thotë se tingëllojn­ë të besueshme, për shkakun se pushteti i qeverisë nuk ndikohet aq shumë nga personi i Maduros, si dikur nga ai i Çavez. Madje, sipas vëzhguesve, “brenda partisë Kabelo është më i fortë” se Maduro, edhe për arsyen se ai është më dinak. Por këtij i nevojitet shumë Maduro, sepse duke qenë pasuesi i preferuar i Çavez, presidenti Maduro gëzon “mbështetje­n pa rezerva” të çavistëve, që janë të shumtë, edhe jashtë radhëve të partisë. Sikur autoritete­t në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dëshmojnë me të vërtetë se Kabelo është aq i përfshirë sa thuhet në tregtinë ndërkombët­are të drogës, kjo mund ta dobësonte në shumë drejtime aftësinë e tij vepruese. “Në rang ndërkombët­ar ai nuk do të ishte në gjendje të bënte më asgjë. Në Amerikën Latine prestigji i tij do të dëmtohej dhe opozita venezuelia­ne do të kishte më shumë argumente kundër tij”, thotë këshilltar­i politik amerikan, Duglas Farah.

Vetëm brenda partisë, kjo gjë nuk do të kishte gati asnjë ndikim. Sepse kreu i parlamenti­t, Diosado Kabelo dhe kreu i shtetit, Nikola Maduro i duhen njëritjetr­it, pikërisht për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Zhvillimet politike në Venezuelë janë të tilla, të cilat në mos e kanë shtruar, tashmë Kabelo dhe Maduro po e shtrojnë rrugën për diktaturë. Prandaj dhe ky kapitull nuk duket se do i prishë lidhjen dhe pazaret e tyre. Ama, për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos e nxjerrin “Asin” nga mëngë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania