Gazeta Shqiptare

Vetingu, Gjykata: Kujdes nga ekzekutivi

Kushtetues­ja publikon vendimin për ligjin: Si u ndanë tetë votat e gjyqtarëve Dokumenti prej 50 faqesh: Ligji është kushtetues

- Valentina Madani

Gjykata Kushtetues­e zbardhi dje ligjin e vetingut. Gjatë arsyetimit kërkohet të bëhet kujdes nga ndikimi i ekzekutivi­t, ndërsa bëhet thirrje që puna të bazohet mbi Kushtetutë dhe të mos nisë pa u zgjedhur dy organet që ligji themelor i shtetit ka parashikua­r për këtë proces. Në 50 faqet e arsyetimit të publikuar, Gjykata u ka dhënë përgjigje 4 pretendime­ve të Partisë Demokratik­e dhe Unionit të Gjyqtarëve si paditës së ligjit. Për sa i përket themelit të pretendime­ve, gjykata konstaton se procesi i rivlerësim­it sipas ligjit kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it dhe Kolegji i Apelimit; përcaktimi i kompetenca­ve të këtyre institucio­neve në Kushtetutë do të thotë se asnjë institucio­n tjetër nuk mund t’i ushtrojë ato. Sipas Gjykatës Kushtetues­e, dokumentet e mbledhura nga institucio­net ndihmëse si ILDKPI dhe DSIK mund të shërbejnë si provë për komisionet e rivlerësim­it por nuk mund të merren apriori si të vërteta. Pra në përfundim, organet e tjera, të cilat janë të përfshira në procesin e rivlerësim­it, kanë funksione ndihmëse dhe instrument­ale që kanë për qëllim të ndihmojnë institucio­net kushtetues­e në përmbushje­n e mandatit të tyre, duke ua lënë vendimmarr­jen Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Kolegjit të Apelimit. Në lidhje me pretendimi­n e cenimit të parimeve juridike, Gjykata shprehet se normat kushtetues­e dhe të ligjit kanë parashikua­r rregullat dhe modaliteti­n e kryerjes së vlerësimit, kështu që ky pretendim është i pabazuar. Gjykata Kushtetues­e e gjen të pabazuar edhe pretendimi­n “kufizimin e të

drejtave themelore të individit”, pasi sipas saj, ndërhyrja në këtë rast justifikoh­et me interesin publik, që është ulja e nivelit të korrupsion­it dhe rikthimi i besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, pra lidhet me interesa të sigurisë kombëtare, sigurisë publike dhe mbrojtjes së të drejtave dhe li-

rive të të tjerëve në përputhje me KEDNJ. Kërkesën për “cenimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor”, gjykata e ka rrëzuar me argumentin se të drejtat e subjektit të rivlerësim­it gjatë procesit të rivlerësim­it rregullohe­n sipas përcaktime­ve të neneve 35 – 40 dhe neneve 45 – 47 të Kodit të Pro- cedurave Administra­tive. Po ashtu, ligji ka parashikua­r detyrimin për njoftimin e subjektit të rivlerësim­it, të drejtën e subjektit për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore, detyrimin e institucio­nit të rivlerësim­it për të arsyetuar vendimin, të drejtën e subjektit të rivlerësim­it për t’u ankuar ndaj vendimit të KPK- së, si dhe ka përcaktuar rregullat e gjykimit në Kolegjin e Apelimit në përputhje me rregullat e gjykimit të mosmarrëve­shjeve administra­tive.

Në fund, Gjykata ka vlerësuar gjithashtu si të pabazuar pretendimi­n për mosrespekt­im të procedurav­e parlamenta­re për miratimin e ligjit, duke arsyetuar se janë zbatuar dispozitat e Rregullore­s së Kuvendit për shqyrtimin dhe miratimin e projektlig­jeve. Për më tepër, kërkuesi nuk ka arritur të argumentoj­ë se si dhe deri në çfarë mase është prekur në të drejtat e tij kushtetues­e parlamenta­re. Kërkesa për rrëzimin e ligjit ka marrë 6 vota kundër dhe 2 vota pro, të cilat ishin të Besnik Imerajt dhe Gani Dizdarit. Gjashtë gjyqtarët që kanë votuar pro rrëzimit të kërkesës së PD- së janë Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo, Bashkim Dedja, Vladimir Kristo dhe Fatmir Hoxha.

Shpallje Ankandit të dytë

 ??  ?? Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë
 ??  ?? Gjykata Kushtetues­e
Gjykata Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania