Gazeta Shqiptare

Sherri, plagoset me thikë nxënësi 15- vjeçar i shkollës 9- vjeçare

Ndalohet 1 i dyshuar, 1 tjetër në kërkim

-

DURRES - Problemet nuk kanë të ndalur në shkollat tona! A. Sulejmani, nxënës i klasës së 9- të të shkollës "Bedrie Bebeziqi" në qytetin e Durrësit, është plagosur pasditen e djeshme me thikë nga një bashkëmosh­atar i tij. Sipas policisë lokale, dyshohet që 15vjeçari është plagosur nga një nxënës i shkollës tjetër paralele "Jusuf Puka". Pas hetimeve në lidhje me këtë ngjarje, blutë kanë ndaluar njërin nga autorët, ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër. Ngjarja u shënua rreth orës 13: 15, sapo përfundoi ora e 6- të e mësimit, ndërsa nxënësit dolën nga dera kryesore e shkollës. Mësohet se minoreni A. Sulejmani ka dalë nga dera kryesore dhe tre metra më tej, pranë murit të një ndërtese tjetër është sulmuar nga dy persona, njëri prej të cilëve e ka qëlluar atë me thikë në shpatull dhe në krah. I plagosuri ka debatuar fillimisht me djemtë që ishin bashkëmosh­atarë me të dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me thikë. Nxënës të tjerë e kanë parë skenën e plagosjes dhe kanë lajmëruar me shpe- jtësi mësuesit dhe drejtoresh­ën e shkollës, të cilët bënë të mundur transporti­min e 15- vjeçarit në spitalin e Durrësit. Sipas mjekëve të këtij spitali, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, roja e shkollës në fjalë, Nora tha për "GSH" se gjithçka ndodhi shumë shpejt, sapo përfundoi ora e 6- të e mësimit. "Nuk i pamë personat që goditën nxënësin, por duket sikur i kishin ngritur pritë dhe e prisnin sa të dilte nga mësimi. Mbaroi ora e 6- të dhe të gjithë nxënësit iknin me vrap e kishte rrëmujë. Dëg- juam zhurmë dhe ulërimën e fëmijëve. Drejtoresh­a erdhi me vrap dhe e çuan 15vjeçarin në spital. Ishalla është mirë, pasi na u ngri gjaku kur e pamë të mbuluar me gjak", - tha Nora. Menjëherë pas sinjalizim­it për ngjarjen, mbi 20 policë rrethuan shkollën 9vjeçare "Jusuf Puka". Kjo shkollë është vetëm 50 metra larg nga shkolla 9- vjeçare "Bedrie Bebeziqi". Sipas policisë, dyshohet që ngjarja ka marrë shkas pas një sherri që 15- vjeçari ka pasur disa ditë më parë me bashkëmosh­atarët e tij të shkollës "Jusuf Puka". kl. ha.

 ??  ?? Nxënësi i plagosur, A. Sulejmani
Nxënësi i plagosur, A. Sulejmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania