Gazeta Shqiptare

Grabitja në Durrës, përfundon në pranga edhe autori i tretë

-

Efektivë

të Komisariat­it Nr. 4 në Tiranë kanë arrestuar autorin e tretë të grabitjes së një karburanti në Durrës. Në pranga u vu Bajram Kallmacaku, 20 vjeç, banues në Durrës. Ky person ka qenë i shpallur në kërkim, pasi më datë 9 janar të këtij viti, në afërsi të mbikalimit të "Fllakës", dyshohet se në bashkëpuni­m me dy persona të tjerë ka kryer grabitjen me dhunë të një pike karburanti, ku kanë marrë shumën monetare prej 65.000 lekësh. Sakaq, pas arrestimit, pritet transferim­i i tij drejt Komisariat­it të Shijakut për veprime të mëtejshme procedural­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania