Gazeta Shqiptare

Vendimi: PD ndërpret marrëdhëni­en me Kuvendin, vijon protestën në shesh

Atmosfera në çadrën para Kryeminist­risë, policia rrethon godinën me hekura Kreu i PD përgëzon deputetët për organizimi­n

-

Partia Demokratik­e vendosi dje, të vazh dojë protestën e saj në sheshin para Kryeminist­risë dhe pjesëmarrj­e të kufizuar në parlament. Grupi Parlamenta­r i PD- së diskutoi dje në lidhje me ecurinë e aksionit të saj opozitar. Burimet bënë me dije se ka pasur mendime për një bojkot total të parlamenti­t, ndërsa një pjesë tjetër e ka lënë të hapur këtë vendim, që do të thotë pjesëmarrj­e në parlament nëse ka diskutime për kërkesat e saj, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira dhe qeverinë teknike. Ky vendim është interpretu­ar thjesht si një ndërprerje e pjesëmarrj­es në Kuvend për sa kohë do të vijojë protesta. Por, ajo që është e qartë deri më tani është fakti se nuk do të ketë një grevë urie, por vetëm protestë, deri në plotësimin e kushteve që opozita ka vënë: zgjedhje të lira, përmes një qeverie teknike. Nga çadra para Kryeminist­risë ka pasur disa deklarata që pohojnë faktin se nuk do të kalohet në grevë urie. “Të gjitha metodat janë për t’u bërë, ky është një vendim që do ta marrë kryesia e PD- së. Njëherë për njëherë do të vazhdojmë në këtë formë, duke pritur qytetarët”, - u shpreh dje, Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Arben Ristani. Në mbledhjen e grupit parlamenta­r dhe të kryesisë së PD- së mësohet se kryetari i PD- së Basha ka falënderua­r deputetët për organizimi­n e protestës të së shtunës. Po kështu, kreu i PD- së e ka cilësuar reagim të qytetarëve vendosjen e çadrës në bulevard. Kështu, pas këtij vendimi të grupit, protesta do të ndiqet sipas një grafiku, ku do të angazhohen të gjitha degët e partisë.

ATMOSFERA

Gjatë gjithë natës të së shtunës, duke gdhirë dita e “Kjo rrugë nuk ka më kthim, ka vetëm një zgjidhje; ose bëhen zgjedhje të lira, ose jo. Në 18 qershor, nëse nuk ka zgjedhje të lira, pra nëse nuk ikën Rama, nuk do të ketë proces zgjedhor”, - deklaroi dje, kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Edi Paloka.

diel, por edhe në natën e dytë, protestues­it e PD- së janë shoqëruar edhe nga deputetët e opozitës. Kryetari Lulzim Basha ka qëndruar deri rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës në çadër dhe e ka kaluar kohën duke luaj-

tur shah. Shumë deputetë kanë qëndruar gjatë natës pranë protestues­ve të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Mësohet se deputeti Flamur Noka ka qëndruar gjithë natën në çadër bashkë me deputetin tjetër Gerti Bogdani. Veç bisedave, lojërave për të shtyrë orët e natës, i ftohti duket se është përballuar me ndonjë pije të ngrohtë. Janë pikërisht temperatur­at e ftohta ato të cilat duket se kanë bindur drejtuesit e opozitës të mos sakrifikoj­në njerëzit deri në grevë urie. Në çadrën e vendosur para Kryeminist­risë ka pasur gjatë gjithë kohës muzikë. Ndërkohë, policia ka pakësuar numrin e efektivëve të saj, që kanë ruajtur gjatë këtyre dy ditëve mjediset përreth protestës. Ajo që ra në sy dje ishte vendosja e kangjellav­e prej hekuri rreth fasadës përpara Kryeminist­risë. Sipas policisë, kjo është një masë për të shmangur çdo incident të mundshëm. Edhe pse afati i lejes zyrtare që opozita siguroi nga Policia e Shtetit ka kaluar, duket se nga kjo e fundit nuk ka marrë ndonjë masë për ta ndaluar atë. Policia rrethoi dje me hekura trotuarin përpara Kryeminist­risë. Pas ditës së parë të protestës së opozitës, policia ka vendosur që për të shmangur ndonjë tensionim të situatës të vendosë këtë masë mbrojtëse, duke vendosur një gardh rreth 1 metër të lartë.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha te çadra duke biseduar me protestues­it
Kreu i PD, Lulzim Basha te çadra duke biseduar me protestues­it
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania