Gazeta Shqiptare

Knut Fleckenste­in, vizitë 3 ditore në Tiranë, takime me partitë

-

Raporteri

për Shqipërinë në Parlamenti­n Evropian, Knut Fleckenste­in pritet të nisë sot një vizitë 3 ditore në Tiranë. Eurodepute­ti vjen në Shqipëri, në një kohë që opozita ka nisur protestën e saj, në bulevardin kryesor të Tiranës, por vjen edhe pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë. Fleckenste­in ka theksuar se, nëse ka një zbatim të mirë fillestar të Reformës në Drejtësi, Brukseli do të procedojë me nisjen e negociatav­e mes BE dhe Shqipërisë. Krahas politikanë­ve, Fleckenste­in do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësue­s të shoqërisë civile. Nuk dihet nëse në këtë rast, eurodepute­ti do të jetë edhe në rolin e negociator­it mes maxhorancë­s dhe opozitës për të mbyllur protestën e kësaj të fundit. Sipas Fleckenste­in, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit Ndërparlam­entar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamenta­re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania