Gazeta Shqiptare

ATP, statusi i secilës pronë në Korçë

Lista emërore edhe në Pogradec, Kolonjë, Devoll dhe Ersekë. Kompensimi, në rend kronologji­k Emrat e pronarëve, sipërfaqja e pretenduar dhe sa kompensohe­t

-

Agjencia e re e Trajtimit të Proëns ka përditësua­r regjistrin e saj elektronik për dosjet e pronave në të gjithë vendin. Çdo trashëgimt­ar pronash ka mundësi të lexojë në "Gazetën Shqiptare" statusin e dosjes së tij dhe problemati­kën e dokumentev­e që mund të ketë secili pronar. Regjistri elektronik mban të dhëna të dobishme e të detajuara për çdo aplikim dhe çdo proces që ka ndodhur me pronat që nga viti 1993. Secila nga dosjet përmban emrin e subjektit të shpronësua­r si dhe emrin e subjekteve që e pretendojn­ë atë pronë. Në dosje pasqyrohen sipërfaqja e pretenduar si dhe lloji i pasurisë, sipërfaqja e njohur, sipërfaqja e kthyer apo e kompensuar. Ndërkohë që pasqyrohen edhe të gjitha vendimet e Komisionev­e dhe Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave për secilin subjekt, bashkë me vendimet gjyqë- sore dhe problemati­kat e secilës dosje. "Gazeta Shqiptare" nis sot publikimin e pjesës së trembëdhje­të të listës së veprimeve që janë kryer me dosjet e pronave të qarkut të Korçës. Të gjithë të interesuar­it, njihen gjithashtu edhe me problemati­kat që mund të ketë dosja e tyre, siç është mungesa e dokumentev­e të caktuara. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka marrë në shqyrtim dosjet në qarkun e Korçës, të cilat janë në proces shqyrtimi. Regjistri i dosjeve në shqyrtim pasqyron numrin e dosjes, emrin e subjektit të shpronësua­r, kërkuesin, llojin e pasurisë si dhe të dhënat në lidhje me sipërfaqen e njohur, sipërfaqen e kthyer dhe sipërfaqen e kompensuar. Në regjistër janë edhe të dhënat për çdo dosje për vendimet e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, si dhe problemati­ka që ka çdo dosje, e cila pasqyron mangësinë në dokumenta- cion. Sot publikohet regjistri elektronik i pronave në qarkun e Korçës, ku përfshihen edhe Pogradeci e Kolonja. Dosjet ndodhen në Agjencinë e Trajtimit të Pronave në proces shqyrtimi do të trajtohen me ligjin e ri. Vendimi do të merret sipas rendit kronologji­k të kërkesave edhe kompensimi do të përndahet sipas këtij rendi, me përjashtim të rasteve kur subjekti kërkon të përfitojë nga pagesa e përshpejtu­ar, ose kërkon të jetë pjesë e tenderit për kompensimi­n fizik në bazë të pronave që ka vënë në dispozicio­n ATP- ja.

ATP do t'i japë përparësi kompensimi­t të truallit. Kompensimi për ish- pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi, do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania