Gazeta Shqiptare

Bregu: Kryeminist­ri hedh helm te kundërshta­ri politik

"Oferta" e Ramës dhe kompliment­et e tij

-

Deputetja

e PD- së Majlinda Bregu nuk ishte e pran ishme në ditët e para të protestës së opozitës dhe ngritjes së çadrës para Kryeminist­risë, për shkak të vizitës disaditore në SHBA. Megjithatë, ajo thotë se "në shesh ishte një protestues më pak, por një avokat më shumë". E ftuar në "E Diell", Bregu foli edhe për marrëdhëni­en e saj me kryeminist­rin Edi Rama. E pyetur nëse kreu i qeverisë i ka ofruar pozicionin e kryenegoci­atores së Shqipërisë në momentin që negociatat me BE- në do të fillonin, ajo u përgjigj: "Unë jo vetëm që nuk kam pasur as në mënyrë private as në mënyrë zyrtare, sigurisht, asnjë ofertë dhe asnjë propozim nga qeveria aktuale, por jam e bindur se mjeshtërin­ë e njohur tashmë të pjesës së hedhjes pak helm të kundërshta­rit politik - dhe këtë pjesë Rama e përdor shumë mirë - nganjëherë janë më të gatshëm që nëpërmjet shprehjes së vlerësimev­e të tentojnë të të bëjnë më shumë dëm, dhe në një ambient shqiptar kjo gjë s'është se nuk zë vend..." Ish- ministrja e Integrimit u pyet edhe për lëvdatat që kryeminist­ri i ka bërë publikisht, madje edhe në prani të të huajve. "Nëse thotë ato që beson, bën shumë mirë në fakt. Unë nuk e shoh veten as mendjembyl­lur e as një nga njerëzit më pak të aftë të këtij vendi. Ky është një proces i një vetëvlerës­imi që njeriu duhet ta bëjë për veten. Por të jesh i sigurt se nuk do t'i jap kënaqësinë asnjë ndërkombët­ari përpara nesh që të na shohë me shpata apo me shkopinj nën duar vetëm për të treguar se sa të zotë jemi për të ruajtur gjithsecil­i sinorin e tij në politikë", - tha znj. Bregu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania