Gazeta Shqiptare

Greqi, kapen 357 kg marijuanë pranë kufirit, droga transporto­hej me mushka

Policia arreston tre shtetas shqiptarë

-

Greqi-

Tre operacione anti- drogë pranë kufirit greko- shqiptar, kanë çuar në sekuestrim­in e rreth 357 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Operacione­t janë finalizuar në Follorinë, Kostur e Janinë. Mësohet se në zonën pyjore të Antartiko, Follorinë, fillimisht policia greke ka pikasur 3 shtetas që kalonin kufirin me 4 mushka të ngarkuara me çanta. Pas ndjekjes, është arritur të kapet vetëm një 21- vjeçar shqiptar, ndërkohë që dy personat e tjerë i shpëtuan forcave të policisë duke u larguar menjëherë prej andej me vrap. Në 4 mushkat, u gjetën 16 çanta me 137 pako me 312 kg 645 gram marijuanë. Operacioni mësohet se është zhvilluar në kushte të vështira, pasi ka pasur shi dhe mjegull. Në aksin Kapshticë- Si- atitsa, policia ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Drejtuesi ka bërë manovra dhe ka shtuar shpejtësin­ë me pasojë për- plasjen e mjetit, por pa pësuar lëndime. Menjëherë ai ka rënë në pranga, i identifiku­ar si shtetas shqiptar 27vjeç.

Pas kontrollit që policia ushtroi në mjet, u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 2 çanta me 37 pako me 42 kg 970 gramë marijuanë. Ndërkohë një motor që vinte nga kufiri është ndjekur në aksin Janinë- Kozani. Drejtuesi i këtij mjeti nuk i është bindur pol- icisë, por ka shtuar shpejtësin­ë dhe është larguar prej andej. Arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi vetëm pak minuta më vonë ai përfun- doi në pranga. I arrestuari një tjetër 27- vjeçar shqiptar ndërsa në motor u gjetën dhe sekuestrua­n 2 kg 100 gramë marijuanë. Ar. su

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania