Gazeta Shqiptare

Haradinaj: E drejta e shqiptarëv­e në Ballkan do të vijë e plotë

Kreu i AAK- së: Jam i inatosur, më mbajnë padrejtësi­sht me kërkesë të atyre që kanë bërë krime

-

Ish- Kryeminist­ri i Kos ovës, Ramush Haradi naj, njëkohësis­ht edhe lideri i AAK- së, ka treguar në një intervistë detajet nga jeta si i "ngujuar". I ndodhur aktualisht në Francë, pas kërkesës së Serbisë për ekstradim, Haradinaj rrëfen se si po e përjeton situatën, ku strehohet, dhe takimet me bashkatdhe­tarët e tij. Gazetari i "Albinfo. ch" që ka realizuar edhe intervistë­n është takuar me liderin e AAK- së në një hotel të Strasburgu­t, ku ai ishte mes një grupi të madh bashkatdhe­tarësh që kishin ardhur për ta vizituar. Momenti më i gëzuar dhe njëkohësis­ht më emocionues i Haradinajt dukej të ishte takimi me përfaqësue­sit e tifozëve "Kuq e Zi", të cilët kishin ardhur nga Zvicra për t'i shprehur mbështetje­n Haradinajt. Ky bashkëbise­dim kërkon të sjellë te lexuesit organizimi­n e përditshmë­risë së jetës së tij në Francë, ku më 4 janar kishte menduar se do të kalonte vetëm tranzit, në udhëtimin nga Prishtina në drejtim të aeroportit Basel- Mulhouse për një vizitë me familjen në Zvicër. Haradinaj u arrestua në bazë të një urdhër- arresti ndërkombët­ar të lëshuar nga Serbia, e tashmë po zhvillohet një proces gjyqësor, nëse kërkesa e shtetit fqinj që e akuzon për krime lufte duhet pranuar apo jo.

Po bëni gati dy muaj që jeni ndaluar nga autoritete­t franceze; si po e kaloni kohën?

Ramush Haradinaj: Tani unë jam i lirë këtu në Francë, nuk kam kufizime në liri, por ajo që është e vështirë, është se jam i detyruar të qëndroj këtu. Pra është e padrejtë dhe, po, u bë bajat qëndrimi këtu.

Doni të thoni se jeni mërzitur për Kosovën?

Ramush Haradinaj: Nuk është mërzia ashtu si mund të mendohet. Ndoshta edhe është, por kur e mendoj që mbahem padrejtësi­sht me kërkesë të atyre që kanë bërë krime, është shumë e pakuptimtë. Shkurt, është inat.

Sa të shpeshta janë kontaktet me familjen, qëndrojnë pranë jush?

Ramush Haradinaj: Unë flas me babanë dhe nënën çdo ditë në telefon, flas edhe me Dautin, me fëmijët dhe Anitën, e cila vjen kohë pas kohe. Ndërsa fëmijët nuk i kam sjellë këtu, sepse janë në shkollë. Mirëpo këtu kam pasur gjatë gjithë kohës, që kur jam ndaluar, përkrahjen e Gani Dreshajt, të cilin e kam edhe koleg. Kam pasur përkrahje të jashtëzako­nshme edhe të bashkatdhe­tarëve tanë, prej të gjitha trevave shqiptare dhe prej të gjitha vendeve ku jetojnë. Ka qenë një kujdes, një ngrohtësi e jashtëzako­nshme edhe e atyre që jetojnë këtu në Strasburg. Janë shumë të afërt, shumë të dashur.

Meqë jeni i ndaluar e po mbaheni pa vullnetin tuaj në Francë, kush kujdeset apo garanton sigurinë tuaj?

Ramush Haradinaj: Për sigurinë kujdesem edhe vetë ( qesh), por kam njëfarë kujdesi dhe siguria në Francë nuk është e keqe.

Keni deklaruar se interesimi i bashkatdhe­tarëve për t'ju takuar është jashtëzako­nisht i madh. Si i menaxhoni takimet?

Ramush Haradinaj: Të them të drejtën është e vështirë, se mundësitë nuk i kam. Unë gjej një vend sa për t'i pritur njerëzit dhe po provoj që të mos bëj shumë takime, për shkak se vetë rrethanat dhe mënyra, statusi im e të tjera, e vështirëso­jnë. Por në disa raste mundohem t'i respektoj njerëzit që vijnë nga larg. Ndoshta jo çdo herë ar- rij t'i pres në mënyrën më të mirë, por edhe ata që vijnë e kuptojnë, pra nuk i shqetëson kjo pjesë.

Sa grupe bashkatdhe­tarësh apo njerëzish takoni brenda ditës?

Ramush Haradinaj: Duhet të kem kujdes sepse nuk arrij t'i pres të gjithë. Më vjen shumë keq, ka raste kur ndoshta nuk i kam pritur, mirëpo interesimi është shumë i madh edhe është një përkrahje vërtet shqiptare. Diçka e mrekullues­hme, nuk besoj që ka ndonjë popull në botë që di të bëjë kështu siç dinë të bëjnë shqiptarët.

Çfarë ju thonë ata, çfarë diskutoni?

Ramush Haradinaj: Të gjithë vijnë me ato qëndrimet e thjeshta, ' ti nuk je vetëm'; ' jemi me ty dhe mos u mërzit se jemi bashkë'. Ka prej atyre që më ofrojnë edhe para, që të mos kem vështirësi, dhe çdo gjë tjetër. Pra, janë njerëz që vijnë me mijëra kilometra dhe në çdo aspekt të gatshëm për të qenë këtu, si për siguri, për logjistikë, e për çdo gjë tjetër.

Meqë thatë se ka njerëz që ju ofrojnë edhe para, ku jeni i vendosur, në ndonjë hotel?

Ramush Haradinaj: Jo, unë banoj në konsullatë­n e Kosovës, sepse ashtu e kam urdhrin nga gjykata. Por, gjatë ditës e kaloj kohën pak me sport, pak rrugë, pak pritje me njerëz. Kurse anën logjistike, si avokatët e shpenzime të tjera i ka mbuluar Gani Dreshaj, por më kanë ndihmuar edhe bashkatdhe­tarë tanët që kanë ardhur nga Zvicra, Gjermania, Austria e gjithçka tjetër.

Si po ia dilni me ushqimin dhe nevojat e tjera, duke qenë se qëndroni në konsullatë­n e Kosovës?

Ramush Haradinaj: Unë jam në banesë në konsullatë, rezidencë quhet ajo. Nganjëherë hamë në dorë, e nganjëherë edhe ulemi diku, në varësi se ku e si jemi. Rrobat i pastroj vetë dhe më ndihmon konsulli, sepse ai është në shtëpinë e tij.

Jeni i ftuar i konsullit apo jeni në shtëpinë e Kosovës aty?

Ramush Haradinaj: Unë jam si në shtëpinë time.

Po me aktivitete sportive, si po e gjeni veten këtu? Keni hapësirë për të dalë?

Ramush Haradinaj: Po, bëj tri aktivitete sportive, si vrapim, ecje dhe forcë. Eci gjatë ditës. Vrapoj rregullish­t, por nuk po i tregoj vendet për shumë shkaqe…

Cili është mesazhi juaj i fundit për numrin e madh të diasporës shqiptare që solidarizo­het me ju?

Ramush Haradinaj: Unë kam bindjen se shqiptarët janë popull i mirë, dhe që janë të drejtë është vërtetuar. Mendoj se këtë ua kemi dëshmuar edhe të tjerëve, se vërtet jemi popull i mirë dhe i drejtë, pra se jemi në të drejtën tonë, dhe e drejta jonë në Ballkan do të vijë e plotë. S'mund të jetë e pjesshme. Besoj që kjo lidhje, kjo energji, e tërë ky vullnet i njerëzve është dëshmi që e drejta jonë ka për të ardhur.

 ??  ?? Ish- Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Ish- Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania