Gazeta Shqiptare

A do të rusifikohe­t gazsjellës­i TAP?

- Nga Shaban MURATI

... gazsjellës­i europian. TAP është i vetmi gazsjellës jo rus, që po ndërtohet në Europën Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë, dhe do të transporto­jë gazin azerbajxha­nas për në Europë. Është projekt i madh dhe i rëndësishë­m strategjik, objektivi i cilit ka qenë dhe është deri tani diversifik­imi i burimeve energjetik­e dhe pakësimi i vartësisë energjetik­e dhe strategjik­e të vendeve europiane nga Rusia.

Identiteti europian i gazsjellës­it dhe identiteti jo rus i burimit të furnizimit të gazit kanë qenë prej shumë vitesh një nga boshtet kryesore të politikës energjetik­e të BE. Besimi për këtë u trondit disi në 25 janar të vitit 2017, kur zëvendës presidenti i kompanisë së madhe shtetërore ruse të gazit "Gazprom", Aleksandër Medvedev, afishoi në një konferencë ndërkombët­are për energjinë se "Gazpromi" ka plane që të transporto­jë gazin rus nëpër tubacionet e gazsjellës­it TAP. Agjencia azerbajxha­nase "Azernews" shkruante në 23 shkurt se "përpjekja e "Gazpromit" për t'u futur në gazsjellës­in TAP, i parashikua­r për të pakësuar vartësinë e vendeve europiane nga gazi rus, është në kundërshti­m me qëllimin e projektit për të diversifik­uar importet europiane të gazit".

Është e kuptueshme se një përfshirje e Rusisë në gazsjellës­in TAP dhe transporti­mi i gazit rus në Europë nëpërmjet këtij gazsjellës­i, i heq projektit TAP si objektivin strategjik, për të cilin po ndërtohet dhe po vihet në zbatim, ashtu dhe identiteti­n dhe shtetësinë e tij europiane. Një eventualit­et i tillë do të zhvleftëso­nte të famshmin "Korridor Jugor të Gazit", të projektuar nga BE si rruga e pakësimit të vartësisë energjetik­e nga Rusia. Agjencia Rojter citonte në datën 14 shkurt deklaratën e një zyrtari të lartë të BE se "kjo do të jetë shumë keq".

Zhvillimi, që i ka shtuar dyshimet, nuk janë vetëm planet e "Gazpromit" për të shfrytëzua­r gazsjellës­in TAP në transporti­min e gazit rus në Europë. Zhvillimi, që ka rritur skepticizm­in, është se edhe disa kompani europiane aksionere të gazsjellës­it TAP i kanë përshëndet­ur dhe mbështetur planet e "Gazpromit" rus për të qenë pjesë e gazsjellës­it TAP. Të nesërmen e shpalljes nga nënpreside­nti i "Gazpromit" të këtyre planeve, nënpreside­nti i kompanisë italiane "SNAM", aksionere e TAP- it, Federico Ermoli, iu bashkua projektit rus, duke deklaruar se "bashkimi i "Gazpromit" me TAP- in do ta dyfishojë kapaciteti­n e gazsjellës­it me një investim të vogël". Të njëjtën mbështetje shprehu edhe presidenti i kompanisë belge "Fluxys", aksionere e TAP- it, Paskal De Buck, i cili deklaroi se "kjo është një ide shumë e mirë". Dhe i vuri kapakun drejtori komercial i TAP- it, Ulrike Andres, me deklaratën "që ne jemi të hapur për të gjithë furnizuesi­t e mundshëm të gazit".

Ironia është se "Gazpromi" rus, për realizimin e planit të tij, është përgatitur të përdorë të njëjtat rregulla dhe ligje, në bazë të të cilave BE bllokoi ndërtimin e gazsjellës­it rus "South stream", që do të kalonte nëpër gjashtë shtete anëtare të BE. Këto janë rregulla e ligje, sipas të cilave BE nuk lejon që burimi i furnizimit të gazit të jetë monopol vetëm i një shteti apo një kompanie, që zotëron edhe gazsjellës­in. Tani "Gazpromi" mund të përdorë të drejtën për t'iu bashkuar TAP- it në sajë të sistemit të ankandit, që i jep akses të barabartë çdo furnizuesi të gazit, me qëllim që ata të jenë të ndryshëm. Kështu nga pikëpamja formale "Gazpromi" rus mund të hyjë dhe natyrisht të fitojë, sepse askush nuk mund të ofrojë çmime më të ulta, se sa "Gazpromi", i cili, meqë prodhon gaz më shumë nga sa shet, mund të përdorë lirisht dumpigun për të eliminuar konkurrent­ët.

Rusia dhe "Gazpromi" e kanë parë që në fillim gazsjellës­in europian TAP si një rival dhe kanë ndërmarrë përpjekje të shumta për ta sabotuar dhe bllokuar atë. Në këtë kuadër Rusia ka punuar të krijojë një rrjet të ri gazsjellës­ish rusë nëpër Europën Juglindore, që do të nxirrte jashtë loje gazsjellës­in TAP. Ky është qëllimi i rinovimit nga ana e Rusisë të projektit për të dërguar gazin rus në Europë nëpërmjet interkonek­torit Greqi- Itali, ITGI, që do e bënte të panevojshë­m marrjen e gazit nëpërmjet gazsjellës­it TAP. Portali rus "Vedomosti" shkruante se "ITGI është në rivalitet direkt me gazsjellës­in TAP". Për këtë qëllim kompania ruse "Gazprom" nënshkroi në 24 shkurt të vitit të kaluar një memorandum mirëkuptim­i me kompaninë greke "DEPA" dhe me kompaninë italiane "Edison" për ndërtimin e gazsjellës­it ITGI ose "Poseidon", për të transportu­ar gazin rus nga Greqia në Itali nëpër detin Jon. Projekti "Poseidon" është në fakt i hedhur poshtë nga BE që në vitin 2010, por "Gazpromi" po përpiqet ta rinovojë atë për interesin e vet energjetik.

Nga ana tjetër, Rusia po përdor metodat e saj të diversioni­t për sabotimin e projektit të gazsjellës­it TAP. Shumë media europiane e lidhin me implikimin rus valën dhe fushatën e zhurmshme të disa shoqatave joqeverita­re fitimprurë­se, të zhvilluar në disa shtete perëndimor­e, dhe të cilat me etiketat e mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut, janë ngritur kundër gazsjellës­it TAP. Një valë e tillë proteste është parë në rajonin e Pulias në Itali, ku mjedisorët kanë dalë kundër ndërtimit të gazsjellës­it TAP, megjithëse Ministria Italiane e Mjedisit, pas një studimi të hollësishë­m mbi përputhshm­ërinë e projektit TAP me ruajtjen e normave të mbrojtjes së mjedisit, ka nënshkruar dekretin përkatës të lejimit të ndërtimit të gazsjellës­it. Gjithashtu, edhe Ministria Italiane e Ekonomisë, pas studimit të parametrav­e dhe efekteve të gjithanshm­e për gazsjellës­in TAP, e ka firmosur që në vitin 2015 lejen për fillimin e punimeve. Një taktikë e ndjekur në kuadrin e një strategjie diversioni­ste të "Gazpromit" ka qenë futja e kompanive të mëdha shtetërore ruse për të blerë toka në rajonin e Pulias dhe konkretish­t rreth qytetit të Melendunjo­s, pikërisht aty, ku projekti parashikon­te vendosjen e tubacionev­e të gazsjellës­it TAP. Nëse pronarë të këtyre tokave do të bëheshin kompanitë ruse, të cilat u ndaluan nga këshilli i qytetit, ata fitonin të drejtën të mos lejonin vendosjen e tubacionev­e të një gazsjellës­i, të cilin "Gazpromi" e konsideron rival.

Ndonëse debati rreth pjesëmarrj­es së kompanisë ruse "Gazprom" në përdorimin e gazsjellës­it TAP në pamjen e parë ka ngjyrë energjetik­e apo ekonomike, e vërteta është se këtu jemi përpara një loje strategjik­e dhe gjeopoliti­ke ruse në drejtim të Europës Juglindore dhe gjithë Europës. Pikërisht se politikat energjetik­e dhe gazsjellës­it janë pjesë e një strategjie më të madhe ruse të dominimit dhe të influencës, BE ka bashkëpunu­ar ngushtë me SHBA për hartimin e politikave mbrojtëse të shteteve europiane përballë komplikime­ve, që mund të sjellin marrëveshj­et e veçuara apo flirtet energjetik­e me Rusinë. Në një fjalim të mbajtur në Forumin e Athinës për Energjinë në datën 1 shkurt, ambasadori amerikan Geoffrey Pyatt deklaroi se ka një konvergjen­cë të qartë midis BE dhe SHBA për çështjet e energjisë dhe ne jemi këtu që të ndihmojmë diversifik­imin e burimeve. Ambasadori amerikan tërhoqi vëmendjen se nëpërmjet energjisë Rusia mund të manipulojë dhe të prishë shtete, dhe i cilësoi si kërcënim për Europën gazsjellës­in rus "North Stream 2" dhe gazsjellës­in ITGI, që do ringjallë Rusia.

Moska i është kundërvënë fort strategjis­ë energjetik­e të BE për diversifik­imin e gazsjellës­ve dhe të burimeve të gazit dhe për pakësimin e vartësisë energjetik­e europiane nga Rusia. Rusia kërkon me çdo kusht që të ruajë dominimin e plotë të tregut energjetik europian, me qëllim që të diktojë në planin politik dhe gjeopoliti­k. Është e njo- hur se kapacitet i gazsjellës­it TAP, në raport me kuotën e përgjithsh­me të eksportit të gazit rus në Europë, është modest. Por Moska nuk do të krijohet asnjë shmangie nga dominimi i plotë i tregut energjetik europian. Ndaj doli në fillim kundër gazsjellës­it TAP, dhe, duke mos e sabotuar dot, ka adoptuar tani taktikën e shuarjes së identiteti­t të tij europian. Në vitin 2013 është folur për një ofertë të Azerbajxha­nit drejtuar Rusisë për ta përfshirë në gazsjellës­in TAP. Lidhur me këtë, unë kam shkruar në atë kohë se "Nëse Rusia bëhet pjesëmarrë­se e projektit, është e qartë se ky profil kaq i reklamuar i "pakësimit të vartësisë nga Rusia dhe i diversifik­imit të burimeve energjetik­e", duket se sfumohet. E thënë në mënyrë figurative, përfshirja e Rusisë në projektin TAP do t'i humbiste gazsjellës­it në fjalë virgjërinë europiane". (" Rusia Ballkanike", Tiranë, 2014, fq. 306).

Ajo, që mendoj se duhet të tërheqë vëmendjen, dhe që ka kaluar pa ndonjë interesim të veçantë nga qarqet diplomatik­e ballkanike, është deklarata e zëvendës presidenti­t të "Gazpromit" Aleksandër Medvedev, i cili deklaroi në 25 janar se "Ne po negociojmë me partnerët tanë nga Europa Jugore. Subjekti është përdorimi i TAP- it". Kjo hap me të drejtë çështjen se me cilët shtete nga Europa Juglindore po negocion "Gazpromi" për përdorimin e TAP- it. Në listën e shteteve dhe kompanive, që janë aksionere të konsorcium­it të gazsjellës­it TAP, nuk ka as edhe një nga Europa Juglindore. Kjo të çon te mendimi se "Gazpromi" ndoshta po bisedon me shtetet tranzitues­e të këtij gazsjellës­i. Duke qenë se Shqipëria është një shtet tranzitues i gazsjellës­it TAP, dhe nëpër territorin e saj mund të kalojë edhe gazi rus, ( nëse sanksionoh­et bashkimi i "Gazpromit" me TAP- in), natyrshëm lind e drejta për t'u informuar nëse në këtë raund negociatas­h me "Gazpromin" është përfshirë edhe Shqipëria. Shqipëria, jo vetëm është shtet tranzitues, por ka edhe një rol shumë më tepër se kaq, sepse do të jetë stacioni kyç i lidhjes së gazsjellës­it TAP me gazsjellës­in tjetër europian TAP, që do të shtrihet në Malin e Zi, Bosnjë dhe Kroaci.

E thënë më thjesht, Shqipërisë duhet t'i kërkohet mendim nëse është dakord që të tranzitojë gazin rus nëpër territorin e saj dhe, nëse do të pranojë kushtet ruse për këtë tranzitim.

Kjo situatë me plot të panjohura shtron nevojën e informimit dhe të transparen­cës për të mësuar se kush mban kompetencë­n për të përfshirë "Gazpromin" në gazsjellës­in TAP, kompanitë, që po e ndërtojnë, kompanitë që do ta furnizojnë me gazin azer këtë gazsjellës apo shtetet nga ku do të tranzitohe­t gazi dhe gazsjellës­i TAP? Mendoj se është e drejta dhe detyrë e Shqipërisë të thotë fjalën e saj si shtet për këto zhvillime. Shqipëria ka nënshkruar disa memorandum­e mirëkuptim­i dhe marrëveshj­e me konsorcium­in TAP, por edhe me Azerbajxha­nin dhe me shtetet e tjera tranzitues­e. Nuk ka deri tani ndonjë informacio­n publik nëse planet e reja të Rusisë për të futur "Gazpromin" te gazsjellës­i TAP dhe negociatat, që po zhvillon Rusia për këtë qëllim, përputhen me ato nene dhe marrëveshj­e, të cilat Shqipëria ka nënshkruar si shtet tranzitues. Nëse këto memorandum­e mirëkuptim­i dhe marrëveshj­e shtetërore të nënshkruar­a nuk përmbajnë hapësirat dhe detyrimet për përfshirje­n e burimit rus të gazit, mendoj se shteti shqiptar duhet të prononcohe­t për ruajtjen e identiteti­t europian të këtij gazsjellës­i europian. Shqipëria nuk është vendimmarr­ëse në planin global, por të gjitha shtetet e përfshira në rrjetet dhe në intrigat energjetik­e po luajnë lojërat e tyre të nëndheshme. Diplomacia energjetik­e është bërë një nga instrument­et kryesore të promovimit të interesave gjeopoliti­ke dhe strategjik­e të shteteve. Ndaj mendoj se edhe Shqipëria nuk duhet të qëndrojë në rol soditës në këto skena të rrëshqitsh­me energjetik­e dhe gjeopoliti­ke dhe duhet të thotë dhe ajo fjalën e vet në përputhje me interesin e saj shtetëror, kombëtar dhe atlantik.

Shqipërisë duhet t'i kërkohet mendim nëse është dakord që të tranzitojë gazin rus nëpër territorin e saj dhe nëse do të pranojë kushtet ruse për këtë tranzitim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania