Gazeta Shqiptare

Josa: Kur nuk fiton, duhet të evitosh humbjen

-

Barazimi

ndaj Flamurtari­t duket se e ka mërzitur Mirel Josën. Trajneri i Tiranës pas ndeshjes u shpreh: "Skuadra hyri pak e mefshtë në fushë dhe problemi ishte te mesfusha, sepse mungonte qarkullimi i lojës dhe pasimi i shpejtë i topit. Megjithatë, loja erdhi në rritje dhe kaq mund të bënim sot, pasi edhe zgjedhjet ishin të kufizuara. Nuk u futëm në fushë për barazim, Tirana hyn në fushë për fitore, por kur nuk ke mundësi të fitosh, duhet të evitosh humbjen. Flamurtari, pavarësish­t nga pozitat në renditje, ka shumë lojtarë cilësorë dhe mund ta ndryshojë shpejt lojën, ndaj kështu si shkoi ndeshja, një barazim më kënaq, në një ndeshje të barabartë. Stadiumi bosh? E kam thënë gjithnjë që na duhen tifozët, sepse e kemi tepër të vështirë pa ta, por janë lojtarët ata që duhet t'i rifitojnë tifozët."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania