Gazeta Shqiptare

Kukësi e Partizani, barazim për kënaqësinë e Skënderbeu­t

Emini godet shtyllën në minutën e 73- të, ndërsa skuadrat dominojnë secila nga një pjesë Mbyllet pa gola në "Zeqir Ymeri" një ndeshje e luftuar

-

Kukësi e Partizani nda hen në paqe dhe ai që buzëqesh pas këtij rezultati është Skënderbeu. Në "Zeqir Ymeri" shijuam një ndeshje të luftuar dhe me raste të mira për shënim, por as Pero Pejiç dhe as Kaleb Ekuban nuk arritën ta thyejnë rezultatin, ndonëse ai që shkoi më pranë ishte Izair Emini.

Ndeshja kishte zgjuar interesin e tifozërisë vendëse, por edhe të miqve, që kishin udhëtuar të shumtë nga kryeqyteti dhe që kishin mbushur sektorët e stadiumeve. Takimi nis i shpejtë, ndërsa menjëherë kuptohet tendenca e gjyqtarit Andi Koçi, që ka vendosur të mos vërshëllej­ë, duke anashkalua­r dhe faulle të dukshme të të dyja ekipeve, vendime këto që nga ana tjetër shtuan spektaklin dhe emocionet në këtë 90minutësh. Sinjalin e parë do ta japë Nijaz Lena, që kërkon të befasojë nga distanca Alban Hoxhën, por gjuajtja e tij do të jetë qendrore, sikundër dhe ajo e Kaleb Ekubanit, që çmarkohet mirë dy minuta më vonë, por nuk e vë në vështirësi Koliçin. Në minutën e 14- të është Idi Batha që shkarkon të djathtën e tij nga një distancë e largët, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 28- të britma "gol" pushton "Zeqir Ymerin", kur Emini me kokë çon topin në rrjetë, por është i vëmendshëm vijërojtës­i, që sheh pozicionin më të avancuar të sulmuesit tetovar në momentin e krosimit të Pejiçit. Një minutë më pas ka tjetër rast për gol, kësaj radhe për Partizanin, me Koliçin që ndal Malotën pak metra nga porta. Sërish protagonis­t portieri i Kukësit 60 sekonda më pas, në goditjen e shkëlqyer të Ibrahimit, të cilin gardiani shtatlartë e devijon në këndore. Në minutën e 38- të Pejiç me kokë i shkon fare pranë golit, por Hoxha duket se e ndal topin para se të kalojë vijën fatale. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nis po ashtu e shpejtë. Ekuban shpërthen shumë bukur në të 53- ën, ndërsa gjuan në diagonale, por edhe njëherë Koliçi arrin të ndalë një gol të sigurt. Loja në fushë nuk i kursen ndërhyrjet e ashpra ( 31- 45), ndërsa për 3 minuta vëmendja zhvendoset në shkallët e stadiumit, ku duket se disa gurë të hedhur në sektorin e miqve ka acaruar këta të fundit, ndërsa me ndërhyrjen e policisë gjithçka qetësohet dhe ndeshja rifillon me Kukësin, që duket më i orientuar drejt sulmit. Madje në minutën e 73- të shtylla i mohon gëzimin e golit Izair Eminit, që i vidhet mjaft mirë mbrojtjes, por nuk e dërgon dot topin në rrjetë. Në kohën shtesë Kukësi do të provojë dhe me Lushtakun, por mbrojtja e kuqe do ta ndalë ende pa nisur mirë gjuajtjen e mesfushori­t, ndërsa vërshëllim­a e trefishtë e Andi Koçit do t'i japë fund një ndeshjeje së cilës vetëm goli i mungoi. Me këtë pikë, Kukësi ngjitet në kuotën e 47 pikëve, po aq sa Skënderbeu, ndërsa Partizani e ndjek me 43 pikë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania