Gazeta Shqiptare

Kukësi akuzon: Na thyet stolat! Tifozët e kuq: Ishin të thyer

-

Klubi

i Kukësit ka dalë me një deklaratë zyrtare për atë që duket si një bilanc lufte në stadiumin "Zeqir Ymeri". Klubi ka publikuar foto të tribunës ku ishin sistemuar tifozët e Partizanit, të cilët thuajse e kishin zhveshur atë pjesë të stadiumit nga ndenjëset plastike gjatë "betejës" së tyre me policinë. "Klubi i F. K. Kukësit shpreh indinjatën e thellë për dëmtimin e stadiumit ' Zeqir Ymeri' nga ana e tifozërisë së Partizanit. Tribuna e tyre pas largimit nga stadiumi ka qenë krejtësish­t e zhveshur nga stolat për shkak të dëmtimit të tyre nga ana e këtyre të fundit. Fotot janë të qarta dhe pamjet flasin vetë", shkruhet në komunikatë­n e Kukësit, ndërsa mbështetës­it e kuq nuk kanë vonuar të vënë në dyshim vërtetësin­ë e pretendime­ve të verilindor­ëve. Në rrjetet sociale janë shpërndarë me shpejtësi fotot që vetë klubi verilindor kishte postuar para ndeshjes së sotme, në të cilat shihet qartësisht se në zonën ku ishte vendosur tifozëria mike, mungonin apo ishin të thyer pjesa më e madhe e stolave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania