Gazeta Shqiptare

U gjuajtën nga jashtë stadiumit, reagojnë ashpër

-

Ndeshja

mes Kukësit dhe Partizanit është ndërprerë në minutën e 64- rt të saj. Tifozët e kuq janë gjuajtur nga një shtëpi pranë stadiumit me gurë dhe në ato momente janë kundërpërg­jigjur. Policia vendase ndërhyri për të ndalur këto gjuajtje nga tribunat, duke filluar një përplasje fizike me mbështetës­it e Partizanit. Forcat e rendit u desh të bllokonin edhe tifozërinë e Kukësit, pjesëtarë të së cilës u nisën për një konfrontim mes palëve. Fatmirësis­ht, kordonët e sigurisë mes dy tifozërive rezistuan dhe u evitua një përplasje mes palëve, me lojën që rifilloi pak minuta pas ndërprerje­s. Ndërkaq, mësohet se një tifoz i Partizanit është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka pësuar një të çarë në kokë pas gjuajtjes me sende të forta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania