Gazeta Shqiptare

Tatimet: Falja e detyrimeve, ja si të aplikoni

Ligji hyn në fuqi më 6 maj. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve: Ja ku duhet të bëni kujdes Bizneset dhe individët, subjektet që përfitojnë nga ky ligj

- Ornela Manjani

Në 6 maj hyn në fuqi ligji për faljen e detyrimeve të prapambetu­ra që startojnë nga viti 2011 e në vazhdim. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, për t'u ardhur në ndihmë individëve dhe bizneseve që janë subjekt i këtij ligji, publikoi dje një "manual", ku iu kujton përfituesv­e se ku duhet të bëjnë kujdes. Afati për faljen e kamatave dhe gjobave me kusht pagesën e principali­t apo rastet kur falja përfshin gjithë detyrimet, përfundon në fund të këtij viti. Tatimet kanë sjellë në vëmendje çështjet kryesore që përcaktohe­n në këtë ligj. "a) subjektet e regjistrua­ra në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistru­ar për detyrime tatimore ndaj administra­tës tatimore qendrore e vendore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11 të këtij ligji; b) subjektet debitore ndaj administra­tës doganore për detyrime sipas neneve 9, 10 dhe 11 të këtij ligji; c) subjektet pronare të mjeteve të transporti­t, siç përcaktohe­t në nenin 12 të këtij ligji", - janë përfituese. Ndërsa, subjektet që nuk përfitojnë nga ligji, nga fshirja/ shuarja e detyrimeve të parashikua­ra, janë: "Subjektet që kanë detyrime tatimore/ doganore, të cilat janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ ose doganore, në kuptim të legjislaci­onit të fushës". Ndërsa, fshihen/ shuhen pa kusht, detyrimet tatimore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore nga dhjetori 2010 e më

parë. "Rezultojnë të regjistrua­ra në llogarinë e subjektit, përveç kontributi­t të sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re, si dhe rasteve kur parashikoh­et ndryshe në këtë ligj: Detyrimet e papaguara, të përcaktuar­a sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, ' Për sistemin e taksave vendore', të ndryshuar; Dënimet administra­tive ( gjobat) dhe kamatëvone­sat për sigurimet shoqërore e shëndetëso­re, që rezultojnë të regjistrua­ra

në llogarinë e subjektit", thuhet në njoftimin e Tatimeve.

DETYRIMET TATIMORE QË FSHIHEN

Detyrimet tatimore që shuhen pjesërisht me kusht janë gjobat dhe kamatëvone­sat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të regjistrua­ra në llogarinë e subjektit, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/ taksa/ tarifa/ kontributi. Tatimet u bëjnë thirrje bizneseve të bëjnë kujdes, pasi gjobat dhe kamatëvone­sat për kontribute­t e sigurimeve dhe detyrimet e vetëdeklar­uara për këto periudha, fshihen/ shuhen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë tatimi/ taksa/ tarifa/ kontributi. Për detyrimet e këtyre shoqërive për periudhën janar deri në dhjetor 2014, fshihen/ shuhen gjobat dhe kamatëvone­sat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë tatimi ose kontribute­t. Sipas Tatimeve, kompensimi­t nuk i nënshtrohe­n detyrimet për kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Detyrimet tatimore që janë në proces ankimi administra­tiv ose gjyqësor për detyrimet tatimore, i nënshtrohe­n këtij ligji nëse ai heq dorë nga ankimi administra­tiv ose nga e drejta e padisë/ ankimit/ rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administra­tive kompetente.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania