Gazeta Shqiptare

"Çadra e lirisë" si lëndë kundërvepr­uese

-

Nuk jam unë njeri kundër komunistëv­e, janë komunistët kundër njeriut". Kështu e përfundon fjalën e mbrojtjes në gjyqin komunist Ziso Vangjeli. E këtë ligjëratë, plaku i urtë, profesori, historiani dhe ushtaraku i mirë e bëri para gjysmë shekulli.

Dhe që vërtetohet sot, si para 50 viteve kur e shqiptoi në sallën e gjyqit plaku i urtë. Ky ka qenë trashëgimi që na la komunizmi në vendin tonë, nga i cili do të ndërtohej Shqipëria e re demokratik­e; e plagët e hapuna nga "diktatura e proletaria­tit" mbeten të hapuna, dhe na ndjekin kamba- kambës. Kjo "tragjedi e pamerituem­e" u dyfishue nga mungesa e traditës demokratik­e në vendin tonë… larg nga Europa. Mbas 26 vjetësh "tranzicion" që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritë pikën ma të ulët në qeverisjen e vendit, dhe kemi ra në nji pellg imoralitet­i që kërcënon me u revelue "i pashërim". Kemi shkelë pragun pa kthesë të humbjes së besimit në "njeriun"; nuk besojmë njeri, nuk përfillim njeri, përpiqemi të varrosim tjetrin në përpjekje me ngritë veten tonë…. Ashtë krijue nji atmosferë e sëmurë në shoqëninë tonë shqiptare. "Diçka qelbet në Danimarkë", - deklaronte Hamleti.

E përpara kësaj shurdhmëri­e, a duhet të heshtim? Sot atdheu yonë vajton për një udhëheqje serioze, fisnike e thellësish­t demokratik­e, me rrënjë të thella në traditat e kombit tonë. Revolta e shqiptarëv­e në këtë 64- ditësh jep kuptimin filozofik e praktik të kuptojmë se një rend publik demokratik dhe i qëndrueshë­m kërkon kryesisht: "pushtet" dhe "moralitet". Ne shqiptarët nuk duhet t'ia lejojmë vetes të fundosemi në humnerën e shprehjes "Tani është vonë", dhe flas për ata shqiptarë që nuk e ndjejnë veten fajtorë. ' Çadra e lirisë', është ndjenjë pafajësie që krijon revoltën, akt guximtar që sjell lirinë. Misioni i votës së lirë asht një përgjegjës­i e paevituesh­me për botën ku jetojmë. Këtu lind shpresa për nji jetë që nuk është skllavëri. Së bashku, të gjithë ngrihemi nalt e fitojmë betejën morale: shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejue që fitorja e përbashkët të kthehet në tragjeditë tona individual­e, si në komunizëm. Sot shqiptarët janë të djegun për liri e demokraci. Shqiptarët janë të sigurt që, nëse e tashmja është në duar të oligarkëve të pseudo- pushtetit në Shqipëri, e ardhmja u takon lirisë dhe demokracis­ë, republikës së re për të gjithë. Kjo andërr nuk shuhet dhe do të bëhet realitet. Ejani në vete, o shqiptarë! ( Faik Konica)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania