Gazeta Shqiptare

I gjenden 20 doza heroinë, arrestohet

-

SARANDË - Një 35vjeçar nga Saranda ka përfunduar në pranga, pasi iu gjet një sasi heroine. Bëhet fjalë për Kastriot Jonuzajn, banues në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar. Sipas bluve, ai u arrestua në flagrancë pranë zonës së quajtur "Plazhi i Ri", Sarandë. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar, 35- vjeçarit i janë gjetur dy qese plastike, me 20 doza me lëndë narkotike, 3 celularë dhe një shumë prej 14.000 lekësh të reja. Burimet e mësipërme pohuan se Kastriot Jonuzaj ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pra për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania