Gazeta Shqiptare

E përplas makina, humb jetën i riu

-

ELBASAN - Një aksident rrugor i ka marrë dje jetën një 27- vjeçari nga Elbasani. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi në lagjen "Emin Matraxhiu". Mësohet se një mjet tip "Ford" me targë "AA 575 GB" ka përplasur të riun Domeniko Muho, i cili është plagosur rëndë. 27vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia e Elbasanit ka shoqëruar për në dhomat e shoqërimit drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që ekspertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania