Gazeta Shqiptare

"Mallkimi" i presidenti­t

-

Tre votimet në normale në parlamenti­n e Shqipërisë kanë qenë si për ironi të fatit dy të parat, ato në fillimet e pluralizmi­t. Ai i zgjedhjes së Ramiz Alisë në prill 1991 dhe ai i zgjedhjes së Sali Berishës po në prill 1992. Këto janë dy votimet normale kur opozita mori pjesë në sallë edhe pse në të dyja rastet votoi kundër.

Rasti i vetëm që i afrohet shumë përkufizim­it të Kushtetutë­s ka qenë ai i vitit 2002, kur Alfred Moisiu u zgjodh si President konsen- sual, me votat e përbashkët­a të së majtës dhe të djathtës. Moisiu u bë Presidenti me numrin më të madh të votave të fituara në parlament dhe i vetmi ndër 7 Presidentë­t që u pranua nga të gjithë.

Po si shpjegohet që shqiptarët janë të paaftë të zgjedhin një president të pranueshëm nga të gjithë? Si shpjegohet që pikërisht njeriu që duhet të reflektojë unitetin kombëtar të vendit është zgjedhur në më shumë se gjysmën e rasteve me vetëm një pjesë të deputetëve në sallë dhe me bojkot të palës tjetër? Cili është mallkimi që e shoqëron këtë post dhe si mund të shpëtojmë prej tij? A duhet që Presidenti të zgjidhet këtej e tutje nga populli, duke ia dhënë të drejtën të zgjedhin simbolin e unitetit të tyre vetë qytetarëve dhe jo t'ia delegosh atë deputetëve të forcave politike, që varësisht situatës së momentit kanë krijuar një precedent si ky? Dhe që e kanë kthyer këtë precedent në një mallkim për njeriun që duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania