Gazeta Shqiptare

Veliaj: Banorët e lagjeve mund të marrin financim për projekte infrastruk­turore

Kryebashki­aku: Fondi i bashkisë, 200 milionë lekë

-

Nëpërmjet

një skeme fondesh të vëna në dispozicio­n nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve mund të organizohe­n së bashku, nën udhëheqjen e administra­torit të pallatit, për të përfituar financim për projekte infrastruk­turore ose një problem të caktuar në komuniteti­n e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi programin e "Fondit të Komunitete­ve", që synon të nxisë bashkëpuni­min mes qytetarëve për përmirësim­in e infrastruk­turës së

DEKLARATA

"Administra­tori propozon në emër të banorëve një ndërhyrje që mund të jetë veshje kapot e pallatit, lyerje, efiçencë energjetik­e, panele diellore, një hapësirë lulishteje përpara pallatit apo një rampë, nëse ka persona me aftësi të kufizuar, që kanë nevojë të aksesojnë pallatin", tha Veliaj.

blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët. "Për infrastruk­turën komunitare, bashkia do të vërë në dispozicio­n këtë vit 200 milionë lekë, të cilat do të përdoren

si një fond fillimisht për ta pilotuar te pallatet me administra­torë. Administra­tori propozon në emër të banorëve një ndërhyrje që mund të jetë veshje kapot e pallatit, lyerje, efiçencë en- ergjetike, panele diellore, një hapësirë lulishteje përpara pallatit apo një rampë, nëse ka persona me aftësi të kufizuar, që kanë nevojë të aksesojnë pallatin", tha Veliaj. Kryebashki­aku sqaroi se përmes këtij fondi synohen të realizohen një sërë ndërhyrjes­h, të cilat kanë një impakt në një komunitet të vogël dhe jo detyrimish­t të jenë investime madhore, sikurse Bashkia e Tiranës kryen në të gjithë kryeqyteti­n për ndërtimin e rrugëve, urave, etj. Veliaj sqaroi se për të përfituar nga kjo skemë që aplikohet për herë të parë në vendin tonë, fillimisht banorët e pallateve do të duhet të zgjedhin administra­torin e tyre. "Sigurisht, kjo e ka një çelës, duhet të kesh administra­tor në pallat, sepse kjo është një mënyrë sesi inkurajojm­ë që sa më shumë banorë të bëhen bashkëvend­imtarë të fatit të lagjes së tyre. Në 1147 pallate në këto 6 muaj, që kur kemi filluar me këtë nismës, tashmë është krijuar kryesia e asamblesë së banorëve", tha ai.

 ??  ?? Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimi­t të programit të "Fondit të Komunitete­ve"
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimi­t të programit të "Fondit të Komunitete­ve"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania