Gazeta Shqiptare

Europol nxjerr të pastër pesë deputetë dhe 3 kryetarë bashkie

S'kanë procedime në vende të BE- së

-

Pesë

deputetët e Kuven dit që dhanë gjurmët e gishtave në polici për llogari të ligjit për dekriminal­izimin, dalin të pastër në skedarët e Europolit. ABC News ka mësuar se Prokuroria e Përgjithsh­me ka marrë përgjigjen prej disa shteteve në kuadër të Europolit, të cilat kanë njoftuar se 5 deputetët Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi nuk kanë pasur procedime në vende të BE- së. Në mesin e vendeve që kanë kthyer përgjigje mësohet se është edhe shteti fqinjë Itali ku disa prej deputetëve kanë deklaruar se kanë qëndruar për disa vite në emigrim. Por, veç përgjigjev­e negative për këta deputetë, mësohet se disa shtete si Gjermania dhe Zvicra nuk kanë kthyer përgjigje, duke kërkuar që informacio­ni të kërkohet me anë të letër- porosisë. Por ky veprim procedural, sipas prokuroris­ë, nuk mund të kryhet pasi ndaj këtyre deputetëve nuk ka të regjistrua­r procedim penale, që të kërkohet me letërporos­i informacio­n siç e parashikon ligji në rastet e tilla. Nga ana tjetër, mësohet se prokuroria ka marr përgjigje negative nga disa shtetet të Europolit edhe për dy kryebashki­akët, atë të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, kreun e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetarin e Pogradecit, Eduard Kapri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania