Gazeta Shqiptare

Tentoi të vriste Gazmir Dacin për gjakmarrje, nis gjyqi ndaj Ergys Kolaverit

Atentati vitin e shkuar në burgun e Vaqarit

-

Gjykata

e Krimeve të Rënda nisi dje gjyqin për Ergys Kolaverin, i dyshuar si autor i atentatit me snajper në burgun e Vaqarit ndaj Gazmir Dacit, të cilin e bënte përgjegjës për vrasjen e njërit vëlla dhe plagosjen rëndë të vëllait tjetër. Ngjarja në fjalë ka ndodhur verën e vitit të shkuar, ku u plagos në këmbë i paraburgos­uri Kosovar, Lili Dule. Paraditen e djeshme, ai doli para trupës gjykuese, por seanca gjyqësore u shty për shkak se nuk ishte paraqitur i pandehuri tjetër, Enea Ceka. Ky i fun- dit, është kushëriri i Ergysit, i cili është duke u hetuar në gjendje të lirë për akuzën e moskallëzi­mit të krimit. Sipas prokuroris­ë, Ergys Kolaveri akuzohet se është personi që kishte përgatitur atentatin ndaj Gazmir Dacit, pasi ky i fundit i kishte vrarë njërin vëlla dhe i kishte plagosur rëndë vëllain tjetër. Edhe pse prokuroria thotë se ai është fajtor për këtë akuzë, Kolaveri vijon të mohojë akuzat e ngritura ndaj tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania