Gazeta Shqiptare

Vidhnin varëse e unaza floriri, dy në pranga dhe një në kërkim

-

KORÇË - Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim për disa vjedhje të kryera në Korçë gjatë muajit qershor. Të arrestuari­t janë Andrea Olldashi 30 vjeç dhe Noldjan Çollaku 25 vjeç të dy nga Pogradeci, ndërsa është shpallur në kërkim si bashkëpunë­tor i tyre, 22- vjeçari nga Tirana me iniciale Zh. S. Sipas policisë së Korçës, sendet që vidhnin ( varëse e unaza floriri e ora) të arrestuari­t i shisnin më pas Tiranë. Dy raste të vjedhjes prej tyre janë dokumentua­r nga policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania