Gazeta Shqiptare

MERKATO

-

SAUL REFUZON BARÇËN: NUK LARGOHEM NGA ATLETIKO

Saul Niguez është në listën e objektivav­e të Barçës për merkaton, teksa mesfushori i Atletikos së Madridit kërkohet nga trajneri Valverde. Pavarësish­t kësaj, vetë mesfushori që shkëlqeu në gjysmëfina­len e Europianit, duke i shënuar tre gola Italisë, shprehet për "As" se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Atletiko. "Nuk kam asnjë arsye të lëviz. Jam aty ku unë dua të jem dhe gjërat do mbeten njëlloj. Atletiko ka besuar tek unë që i vogël dhe unë dua t'ua shlyej besimin e dhënë", ka thënë ndër të tjera 22vjeçari.

HABIT KËLNI, REFUZON MILIONAT KINEZE PËR MODESTEN

Lajm i bujshëm nga Gjermania, sulmuesi i Këlnit, Antoni Modeste nuk do të shkojë në Kinë, pasi Këlni ka vendosur të ndërpresë bisedimet me klubin Tianzhin Kuanzhian. Sipas Këlnit, francezi 29vjeçar, autor i 25 golave sezonin e fundit nuk do të shkojë në Kinë, edhe pse ishin ofruar 35 milionë euro nga Tianzhini. "Ai ka një kontratë me ne dhe e presim në stërvitje të hënën - deklaroi menaxheri Jërg Schmatke për ' Express. de' - Ndoshta do të jetë i mërzitur, por nuk kemi ç'të bëjmë, nuk gjetëm marrëveshj­e".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania