Gazeta Shqiptare

Alarm i SHBA për armatosjen e Serbisë, Ballkani hesht

- Nga SHABAN MURATI

( vijon nga faqja 1)

... zhvillimev­e rajonale. Të indoktrinu­ar nga lavazhet ideologjik­e të kozmopolit­izmit dhe të internacio­nalizmit nuk vërejnë se poshtë dyshemesë së ahengjeve diplomatik­e ballkanike një kazan zien ngadalë. Është kazani i armatosjes së shpejtë dhe në rritje të Serbisë nga Rusia. Ngrohtësia e rrezikshme e këtij kazani ndezi llambat e alarmit në SHBA, por jo në “Ballkanin Perëndimor”, kur duhej të ishte e kundërta dhe ballkaniko- perëndimor­ët të jepnin të parët alarmin e rrezikut, që e kanë te dera.

Në 14 korrik Dhoma e Përfaqësue­sve e Kongresit Amerikan miratoi një rezolutë, në të cilën i kërkon Departamen­tit Amerikan të Mbrojtjes që të raportojë për bashkëpuni­min ushtarak ruso- serb. Kongresist­i i mirënjohur amerikan Eliot Engel deklaroi se rezoluta e Dhomës së Përfaqësue­sve është pjesë e Aktit Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2018. Kongresist­i paraqiti një tablo të shpejtë të armatosjes së ethshme të Serbisë nga Rusia dhe tha se Rusia kohët e fundit i ka dhuruar Serbisë armatime me vlerë 600 milionë dollarë, përfshirë 6 avionë gjuajtës MIG- 29, 30 tanke T- 72, 30 autoblinda, etj. si dhe po përgatitet të marrë sistemet e raketave ruse S- 300.

Se sa i drejtë është shqetësimi i Kongresit amerikan e dëshmoi fakti që në datën 21 korrik agjencia ndërkombët­are ruse e informacio­nit “Sputnik” transmetoi deklaratën e drejtorit të Shërbimit Federal rus të bashkëpuni­mit ushtarako- shkencor, Dmitri Shugaev, që njoftoi se Rusia ka diskutuar me Serbinë furnizimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajro­re me raketat ruse S- 300. Furnizimi i Serbisë me sistemin e raketave ruse S- 300 u diskutua konkretish­t vitin e kaluar gjatë vizitës së zëvendëskr­yeministri­t rus Dmitri Rogozin, i cili i dhuroi presidenti­t të sotëm serb Aleksandër Vuçiç një model të raketave S300.

Armatosja e ethshme e Serbisë nga Rusia është një zhvillim negativ, i cili mori hov sidomos pas krizës ukrainase dhe Moska nisi një strategji tensionesh në gadishulli­n e Ballkanit. Është një zhvillim negativ, i cili nuk është më i fshehtë dhe nuk ka nevojë për institucio­ne të posaçme, që të dedektohet. Armatosja e Serbisë nga Rusia me armë të sofistikua­ra nuk është dhe nuk mund të jetë fakt vetëm i marrëdhëni­eve dypalëshe RusiSerbi. Ai është një lloj dhe një cilësi bashkëpuni­mi i aleancës strategjik­e Rusi- Serbi, që cenon interesat strategjik­e të secilit shtet ballkanik dhe, gjithashtu, edhe stabilitet­in e rajonit.

Armatosja e Serbisë nga Rusia ka dhe do të ketë më shumë në të ardhmen efektet e saj negative në ekuilibrat rajonalë të Ballkanit. Kongresist­i amerikan Eliot Engel, një nga njohësit më të mirë të çështjeve ballkanike, deklaroi me rastin e miratimit të rezolutës së mësipërme: “Unë kam një shqetësim në rritje për zgjedhjet që po bën Beogradi në çështjet ushtarake dhe të sigurisë. SHBA duhet të ndjekin më nga afër lidhjet ushtarake ruso- serbe dhe të gjykojnë implikimet e tyre për sigurinë kombëtare të Amerikës dhe impaktin mbi fqinjët e saj”.

Nëse lidhjet ushtarake ruso- serbe dhe armatosja e Serbisë me raketat ruse kanë impakt në sigurinë kombëtare të Amerikës, si nuk paskan impakt në sigurinë kombëtare të shteteve të Ballkanit? Ndaj është e pakuptuesh­me dhe e papranuesh­me mungesa e reagimit të qeverive dhe të diplomaciv­e ballkanike lidhur me këto zhvillime të rrezikshme. Shtetet e Ballkanit duhet të bëjnë pyetjen e thjeshtë se, përse po armatoset Serbia me kaq nxitim me raketa nga Rusia.

Është e qartë se Serbia nuk armatoset për të siguruar festivalet allasovjet­ike të rinisë, që propaganda kozmopolit­e ballkaniko­perëndimor­e po i paraqet si novacion i “mirëkuptim­it ballkanik”. Serbia po armatoset që të bëhet fuqia më e madhe ushtarake në Ballkan, që të jetë në gjendje jo vetëm të ushtrojë presion dhe shantazh ushtarak mbi shtetet ballkanike, por edhe që të marrë një rol gardiani ushtarak për të mundur ta mbajë Ballkanin nën kontroll. Serbia po armatoset nga Rusia si kundërpesh­ë dhe si kërcënim ndaj vendeve anëtare të NATO- s në Ballkan. Është edhe një përpjekje ruse për të penguar anëtarësim­in në NATO të atyre pak shteteve ballkanike, që janë ende jashtë NATO- s dhe që Moska kërkon t’i mbledhë rreth Serbisë, si Maqedonia dhe Bosnjë- Hercegovin­a. Serbia po armatoset nga Rusia që të jetë në gjendje të bëhet një pol aktiv ushtarak në strategjin­ë ruse në Ballkan. Serbia është i vetmi shtet ballkanik që zyrtarisht është kundër NATOs. Moska për të justifikua­r dërgimin e raketave ruse në Serbi propagando­n, siç deklaronte në 21 korrik drejtori i Akademisë Ruse të Çështjeve Gjeopoliti­ke, Konstantin Sivkov, se Serbia po merr raketat që të mbrohet nga një agresion i mundshëm i NATO- s.

Më e pakta që mund të thuhet është se armatosja e Serbisë me raketat ruse tregon se Beogradi nuk i ka seriozisht as bashkëpun- imin ballkanik, as mirëkuptim­in ballkanik dhe as “ahengjet e gëzuara diplomatik­e ballkaniko­perëndimor­e”. Serbia nuk e ka seriozisht as integrimin në BE. Në botën e sotme të komplikuar të përplasjev­e gjeopoliti­ke në rritje, parametri ushtarak është ndër kryesorët. Është naive të mendohet se me tolerancën ndaj armatosjes ruse të Serbisë, Beogradi do të bëhet më shumë europeist dhe do të afrohet më shumë me BE. Serbinë do ta fitojë, dhe, në fakt, e ka fituar, shteti që çon raketat atje, dhe jo BE që përpiqet të çojë institucio­net demokratik­e apo investimet. Diplomacia europiane duhet t’i rikthehet pak historisë së Jugosllavi­së dhe të kujtojë se pas disa dekadave të politikës titiste me dy karrige, një këmbë në Perëndim e një këmbë në Moskë, pas vdekjes së Titos Serbia shkoi te Rusia dhe ky orientim pat pasojë guximin e Milloshevi­çit për të ndërmarrë katër luftëra kundër popujve jo serbë.

Gara serbe e armatimeve është një histeri luftënxitë­se, e cila duhet të zgjojë ca nuhatje strategjik­e në zyrat shtetërore edhe diplomatik­e në Ballkanin Perëndimor. I ashtuquajt­uri neutralite­t ushtarak i Serbisë është varrosur me kohë në kazermat me armatime ruse. Një shtet neutral nuk armatoset me raketa ruse dhe ngre makinën më të madhe ushtarake në rajon për “neutralite­tin”. Një shtet neutral nuk bëhet shtet vëzhgues në organizatë­n ushtarake CSTO të krijuar nga Rusia. Serbia është i vetmi shtet ballkanik që lejon manovrat ushtarake të forcave ruse në territorin e saj. Serbia është i vetmi shtet ballkanik që i ka dhënë Rusisë një bazë ushtarake në Nish dhe po i jep edhe një bazë tjetër ajrore në Vojvodinë.

Shkalla e rrezikut po rritet dhe nuk duhet harruar se viktima e parë e agresivite­tit serb planifikoh­et të jetë Kosova. Nuk duhet harruar se në doktrinën ushtarake serbe burimet kryesore të kërcënimit janë shpallur kombi shqiptar dhe kombi kroat. SHBA jo vetëm kanë dhënë alarmin, por edhe po marrin masat e nevojshme për çdo të papritur. Në datën 19 korrik nga SHBA u nis për në Kosovë për t’iu bashkuar forcave të NATO- s atje, kontingjen­ti ushtarak prej 500 ushtarësh amerikanë, që do të dislokohen në Kosovë. Siç deklaroi koloneli Michael Spraggins, komandant i brigadës 39 të infanteris­ë luftarake të Gardës Kombëtare të Arkanzasit, “misioni i NATO- s është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të paprekshëm në Kosovë”. Kjo lëvizje amerikane, duke dërguar 500 ushtarë që t’i bashkohen forcave të NATO- s në Kosovë, është një mesazh i qartë në adresë të Serbisë që të mos luajë me zjarrin në Kosovë dhe në rajon. Ai është edhe një mesazh në adresë të Rusisë për frenimin e ndërhyrjes së saj në rajon. Por ai është një mesazh edhe për shtetet ballkanike për të rritur gatishmëri­në përballë bashkëpuni­mit ushtarak rusoserb.

Kam theksuar shpesh herë në analizat e mia se zyrat qeveritare dhe diplomatik­e duhet të reagojnë dhe të shprehin qëndrim për çdo akt dhe lëvizje të Serbisë, që shkon kundër paqes, stabilitet­it dhe mirëkuptim­it real ballkanik. Heshtja ndaj garës së armatimeve të Serbisë nuk e ndihmon qetësimin e Ballkanit dhe as e bën Serbinë më europiane. Mungesa e reagimit ballkanik e ka inkurajuar Serbinë edhe të armatoset me armët ruse, edhe të pretendojë që ta drejtojë ajo familjen e vogël “ballkaniko­perëndimor­e”.

Ndaj liderët e Ballkanit Perëndimor duhet ta ngrenë me forcë çështjen e armatosjes së Serbisë në takimet e drejtpërdr­ejta dypalëshe me udhëheqjen serbe, duhet ta ngrenë në takimet dhe forumet e BE dhe të NATO- s, duhet ta ngrenë edhe në festivalet diplomatik­e ballkaniko- perëndimor­e, që organizojn­ë çdo tre apo gjashtë muaj. Duke reaguar e bëjnë realisht më paqësore dhe më mike Serbinë

Duhet falënderua­r Amerika, që kujdeset për sigurinë e Ballkanit, por duhet të jenë vetë shtetet e Ballkanit në radhën e parë të kujdesit për veten e vet.

Duhet falënderua­r Amerika, që kujdeset për sigurinë e Ballkanit, por duhet të jenë vetë shtetet e Ballkanit në radhën e parë të kujdesit për veten e vet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania