Gazeta Shqiptare

Ne, njerëzorët

-

për të punuar në hekurudha, në kantiere ndërtimi apo në fushat me misër, regjimi totalitar i 45 viteve e ka quajtur punë vullnetare, dhe velloja e bukurisë së konceptit “vullnetari­zëm” ra me kohën, bashkë me hekurudhat që tashmë nuk ekzistojnë më.

Në këto kushte, vështirë të vërshojë ndër deje altruizmi. Vështirë të zgjohet ndonjë tis vullnetari­zmi në kohërat kur gjithçka përkthehet në mjete materiale. Vështirë të besohet në vullnetari­zëm, kur kostoja e një mbrëmjeje bamirësie është më e lartë se ndihma financiare e pjesëmarrë­sve, ku gjërat nuk kanë shkuar ende në vend të vet dhe njerëzit janë konfuzë për njëri- tjetrin sepse Shqipëria është ende në fillimet e rritjes së saj dhe bari i keq e ha të mirin më shpejt se fara që mbillet.

Por besoj fort në vullnetin individual kur bashkohet.

Ka një rritje të nxitjes së vullnetari­zmit në këtë 5- vjeçarin e fundit dhe shenjat dallohen më qartë se më parë. Do të vijë dita kur do të qartësohen akoma më shumë, sepse çdo ditë takojmë njerëz që ndihmojnë pa kushte, por nuk e flasin me zë të lartë atë që bëjnë në dobi të të tjerëve, sepse zor t’ua japë jehonën njeri. Por në fund të fundit, zëri është zë dhe veprimi mbetet në përjetësi.

Besoj fort se në shumë njerëz ekziston Njeriu- Merimangë, i gatshëm për të shpëtuar e për t’u ndjerë i dobishëm, si Benjamini, djali që u hodh të shpëtonte dy jetë dhe flijoi dhe të vetën në ujërat e Vlorës. Shpëtohen jetë njerëzish në këtë vend, sigurisht që shpëtohen.

Por shpëtimi nuk kthehet në vlerë sublime, sepse nuk e njohim sa duhet, dhe si pasojë heshtim. Vullnetari­zëm më sipëror se shpëtimi i jetës së të një panjohuri nuk mendoj se ekziston.

Shkodra, dikur ka pasur një nga pazaret më të famshme të Ballkanit, ku bashkëjeto­nin tregtarët, zejtarët, myslimanët e katolikët në një rrjet pothuajse 2.500 dyqanesh. Flitet për vitet 1800. Historia thotë se një natë, flakët e zjarrit përfshinë njërin nga dyqanet dhe e shkrumbuan atë në hi. Tregtarët u mblodhën, mbyllën sokakët e pazarit dhe derisa e rindërtuan pronën e bashkëqyte­tarit të tyre nga e para, nuk i hapën. E pas 200 vjetësh unë e rrëfej këtë histori këtu me ju, duke sjellë në vëmendje se mbase nuk është koha jonë, por është momenti ynë… i atij që përpiqet të ndihmojë sadopak.

Nuk është asnjëherë vonë që vëmendjen ta drejtojmë ndaj atyre që janë më të dobët se ne. Mund të jetë vëmendje e vogël dhe jo e matshme për nga përmasat, por është e domosdoshm­e të ngrihemi në një shkallë më lart si individë dhe më vonë si shoqëri. Vullnetari­zmi mbase është këpucë e madhe për këmbët tona të vogla, dhe u përket shoqërive të zhvilluara, por ndihma e dhënë pa pritur gjë në kthim, e përshpejto­n përparimin. Njeriu i thjeshtë ndihmohet dhe kuptohet vetëm nga njeriu i thjeshtë. Vetëm kjo është e trashëgues­hme. E nuk ka rrugë tjetër.

Shkodra, dikur ka pasur një nga pazaret më të famshme të Ballkanit, ku bashkëjeto­nin tregtarët, zejtarët, myslimanët e katolikët në një rrjet pothuajse 2.500 dyqanesh. Flitet për vitet 1800. Historia thotë se një natë, flakët e zjarrit përfshinë njërin nga dyqanet dhe e shkrumbuan atë në hi. Tregtarët u mblodhën, mbyllën sokakët e pazarit dhe derisa e rindërtuan pronën e bashkëqyte­tarit të tyre nga e para, nuk i hapën. E pas 200 vjetësh unë e rrëfej këtë histori këtu me ju, duke sjellë në vëmendje se mbase nuk është koha jonë, por është momenti ynë… i atij që përpiqet të ndihmojë sadopak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania