Vasili- Ramës: Turist kryeministër, po kavërdis ministritë

"Shkriu ministrinë ku investoi 100 milionë euro

Gazeta Shqiptare - - QEVERIA E RE -

Kreu

i Grupit Parlamen tar të LSI- së, Petrit Vasili e quan shkollëpaktë Edi Ramën sipas tij në krye të qeverisë turistike. "Ky turist kryeministër po kavërdis ministritë, që i ka pasur po vetë me njëratjetrën, sepse s'di ç'të bëjë dhe ka dështuar", shkruan Vasili, ndërsa rendit ministritë, të cilat i shkriu, sepse ka dështuar. "Shkollëpakti kryeministër në krye të qeverisë turistike. Ky shkollëpak kryeministër meqenëse aq di, bëri një qeveri turistike me shpresë që të vazhdojë të bëjë turizëm edhe disa vjet. Ky turist kryeministër po kavërdis minis- tritë, që i ka pasur po vetë me njëra- tjetrën, sepse s'di ç'të bëjë dhe ka dështuar. Shkollëpakti investoi mbi 100 milionë euro në Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe tani e shkriu, sepse ka dështuar. Miliona euro për Ministrinë e Punës dhe e shkriu, sepse ka dështuar. Destrukturoi Ministrinë e Shëndetësisë kryq e themel, sepse ka dështuar. Shkriu e ngriu pa asnjë kuptim dhjetëra inspektorate, sepse kanë dështuar. Thjesht fare… Ky s'kupton hiçgjë nga shteti se dihet që aq shkollë ka dhe s'ia thotë hiç të shkruajë apo të lexojë një shkresë dhe e di dhe vetë që ka dështuar. Lum ata, që e tallin atë dhe i propozojnë të tilla çmendurira dhe mirë e kanë, në fund të fundit ata e dinë që ky shkollëpakti do ta pësojë e ata do të dalin pa lagur…", shprehet z. Vasili.

Presidenti Ilir Meta

Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.