Kuvendi s'i paguan deputetët e djathtë, kursen 25 mln lekë

Tre muajt e bojkotit të opozitës

Gazeta Shqiptare - - QEVERIA E RE -

Kuvendi

i Shqipërisë ka kursyer nga pagat e de putetëve rreth 14 milionë lekë, për katërmujorin e parë të vitit 2017. Ndërkohë, kësaj shifre kursimi i shtohen dhe rreth 11 milionë lekë kontribut i sigurimeve shoqërore. Kjo për faktin se kjo periudhë përkon me bojkotin e opozitës në Kuvend, e cila ngriti çadrën e protestës në bulevard me kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në raportin e monitorimit të buxhetit për vitin 2017, Kuvendi thekson se për 4- mujorin e parë ishte parashikuar një fond 116 milionë lekësh për paga, por është realizuar vetëm në shifrën prej 88 për qind. Deputetët e Partisë Demokratike në 3 muaj bojkot, jo vetëm kanë humbur pagesat që iu akordohen për veprimtaritë parlamentare, si 2 mijë lekë për çdo pjesëmarrje në komision apo dhe pagesa shtesë të tjera, por nuk janë paguar as për ditët e punës. Sipas raportit, Kuvendi nuk ka kursyer vetëm në pagat e deputetëve, por edhe në shpenzimet e tjera, përfshirë ato administrative. Për vitin 2017, janë planifikuar fonde për paga për një numër prej 405 personash, ku përfshihet stafi politik, përfshirë dhe stafin e zyrave zgjedhore në rrethe. Janë rreth 17 milionë lekë të kursyera, përfshirë paga dhe kontribut të sigurimeve shoqërore për këto kategori. Si rezultat i mosplotësimit të vendeve vakante, të moshapjes së zyrave zgjedhore në disa qarqe, për shkak të mosbashkëpunimit të disa organeve lokale, kalimi i disa deputetëve në funksionin e ministrit etj. apo punonjës me leje lindjeje, fondi i pagave për t'u kërkuar shtesë në buxhet është më i ulët se efekti bruto që është llogaritur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.