Rama s'e sheh LSI si opozitë: Gaboi, aty është nga halli

Kryeministri flet për projektin e ri "PS +": Meta jo rol bllokues "Tahiri jashtë qeverisë, s'jemi skuadër futbolli"

Gazeta Shqiptare - - QEVERIA E RE -

Nga Llogoraja ku mblo dhi për dy ditë me radhë qeverinë e re, kryeministri Edi Rama foli për herë të parë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët për projektin e ri, që e quajti "PS+". Rama foli për formacionin e ri qeveritar dhe sfidat që do të ketë përpara në mandatin e dytë. Por ajo që kryeministri kishte rezervuar për ta komunikuar për herë të parë, ishte projekti i ri, të cilin e quajti "PS +". "Ajo që është kryesorja sot për ne është që ky proces i ri të fillojë dhe si një projekt i ri politik. Ne duhet të dalim nga ky mandat me një forcë të re politike, ' PS+'", deklaroi Rama.

PRESIDENTI

Kryeministri i pyetur nëse i druhet mos dekretimit të qeverisë së tij nga presidenti Meta, ashtu siç kreu i shtetit kishte paralajmëruar gjatë fushatës, kujtoi intervistën e parë të kreut të ri të shtetit dhënë për "Top Story", fill pas marrjes së detyrës. "Presidenti tha në një moment, në mos gabohem, sepse nuk e kam parë vetë, por e kam lexuar, se gjithçka kam thënë deri në orën 18 fshihet. Jam i bindur se nuk do të ketë probleme të tilla. Gjithkush gabon, sepse jemi njerëz e nuk jemi robotë, ndaj nga pikëpamja e mënyrës sesi do zhvillohet kjo marrëdhënie nuk shoh shqetësime", theksoi Rama. I pyetur nëse takimet e përvajshme që bënte me Ilir Metën do t'i bëjë me Lulzim Bashën, Rama është përgjigjur: "Jo të përjavshme, sepse besoj se nuk do jetë nevoja. Nuk është diskutuar deri tani për një takim të përjavshëm. Është diskutuar për një takim që mund të jetë i përdymuajshëm, ose i përtremuajshëm. S'ka nevojë për të përjavshëm", tha Rama.

PËR LSI

Ndonëse opozitën në Parlament e sheh dyngjyrëshe, për kryeministrin kryesorja është Partia Demokratike. Sipas tij LSI është në opozitë nga halli, dhe në aspektin e programit dhe ideve është më pranë qeverisë. "PD është partia kryesore dhe opozitare në kuptimin e një kufiri të qartë alternativash nga pikëpamja e programit dhe qasjeve për shumë gjëra. Ndërsa partia tjetër është "Qeveria nuk është si një skuadër kombëtare futbolli, nuk është seleksionim i atyre që do hyjnë në fushë dhe atyre që do qëndrojnë në stol. Ne kemi nevojë të madhe që të kemi njësoj të fortë të tre komponentët", tha kryeministri.

opozitë nga halli, në rastin konkret, por natyrisht është opozitë dhe s'diskutohet nga pikëpamja e përpjekjeve për të marrë vendim do bashkëveprojmë me të dyja opozitat. Nga halli në kuptimin që nuk zgjodhi të ishte në opozitë për arsye mospërputhjesh të natyrës programore apo ideve, por shkoi në opozitë si rezultat i gabimeve trashanike strategjike. Është si të thuash në opozitë për shumë afër nesh nga pikëpamja e programit e ideve, dhe sidoqoftë ne do jemi shumë të vëmendshëm të jemi të disponueshëm për të dyja palët", theksoi

Kryeministri foli edhe për mënyrën se si do të funksionojë shkrirja e ministrive apo institucioneve në varësi, kur tha se riorganizimi do të sjellë një administratë edhe më të vogël. "Mos mendoni se shkrirja e Ministrisë së Financave me Ekonominë dhe Punën do sjellë një bashkim të tri ministrive. Do shkrihen të gjitha. Ne bëmë shkurtime në administratë në 2013, por tani do kemi një administratë edhe më të vogël. Sa i përket Ministrisë së Integrimit, ajo i është bashkuar Ministrisë së Jas- Gjatë ditës së dytë të mbledhjes informale të qeverisë së re, Kryeministri u kërkoi 13 ministrave që deri në fund të këtij viti të dorëzojnë një raport për lehtësimin e procedurave dhe dokumentacionet që mund të shmangen, duke lehtësuar barrën e burokracisë për qytetarët.

htme dhe do ketë vetëm një kryenogociator ( për negociatat e anëtarësimit në BE)", theksoi z. Rama. Në përbërje të kabinetit të ri qeveritar, Edi Rama la jashtë figura të rëndësishme të mandatit të parë, si ish- ministrat Tahiri, Beqja apo Kodheli, për të cilët ashtu si gjatë Asamblesë, tha se do të kenë një rol të rëndësishëm, tashmë në parti. "Qeveria nuk është si një skuadër kombëtare futbolli, nuk është seleksionim i atyre që do hyjnë në fushë dhe atyre që do qëndrojnë në stol. Ne kemi nevojë të madhe që të kemi njësoj të fortë të tre komponentët. Nëse një komponent na dobësohet dhe një pjesë e ministrave që nuk janë më, d. m. th. se nuk do të investoheshin për grupin, atëherë do të kishim probleme", theksoi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.