Mogherini: Integrimi i tij, prioritet i BE- së

Shefja e diplomacisë: Ballkani është Europë

Gazeta Shqiptare - - QEVERIA E RE -

Përfaqësuesja

e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini, e ka renditur Ballkanin si prioritetin e katërt të BE- së, por jo më pak të rëndësishëm se të tjerët. Në fjalimin e saj në Konferencën e ambasadorëve të BE për vitin 2017, Mogherini theksoi se Ballkani është në Europë. "Ballkani është lagja jonë e afërt, por është një dosje që siç e dini mirë, mund të humbim shumë, por edhe mund të fitojmë shumë. Disa thonë se Ballkani është oborri i shtëpisë. Nuk është ashtu. Ballkani është Europa. Sa herë e dëgjoj fjalën "rruga drejt Europës", mërzitem shumë, sepse ajo është Europa dhe ne e shohim qartë këtë sidomos kur bëhet fjalë për sfidat e sigurisë, rrugën e emigracionit, apo kur bëhet fjalë për investime ekonomike dhe shumë të tjera.", tha ajo. Shefja e diplomacisë europiane vuri ne dukje se liderët në Ballkan e kanë treguar hapur në momente të ndryshme, gatishmërinë dhe aftësinë për të zgjidhur konfliktet dhe për të ecur drejt rrugës së integrimit. Mogherini shpreson që në fund të këtij mandati, të shohë hapa thelbësorë për secilin nga partnerët e Ballkanit në rrugën e tyre drejt BE- së, edhe pse thekson se kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.