Ngjela: Qeveria e Ramës, antiamerikane

Gazeta Shqiptare - - QEVERIA E RE -

Avokati

i njohur Spartak Ngjela dy herë kandidat për min istër Drejtësie sulmon ashpër kabinetin "Rama 2". Megjithëse u përfol si në vitin 2013, ashtu edhe në 2017, Ngjela mbeti serish jashtë qeverisë. Në 2013 atij iu ofrua posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që e refuzoi, ndërkohë që tani nuk u raportua për një ofertë tjetër. Ngjela reagoi dje në "Facebook" ku shkruan se qeveria "Rama2", është "një qeveri mediokër që kërkon të bllokojë reformën në drejtësi, në funksion të marrëveshjes Rama- Basha". Ngjela ka qenë një prej mbështetësve më të fortë të projektit të SHBA- ve dhe BE- se për reformën në drejtësi. "Socialistët duhet të zgjedhin një kryetar të ri të partisë së tyre që të jetë politikan dhe të mos e trembë reforma, e cila nuk ka fare mundësi bllokimi. Ajo do të zbatohet. Se i trembur nga reforma siç është, Rama mund të bjerë në aventurizëm anti- Perëndimor", shprehet z. Ngjela.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.