Salianji: Ministrat, lidhje nepotike me Ramën

PD, kundër kabinetit të ri qeveritar

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

Demokratët

janë kundër kabinetit të ri qeveritar të propozuar nga kryeministri Rama. Deputeti Ervin Salianji beson se emrat e rinj të qeverisë nuk ishin surprizë pasi janë, sipas tij, figura të lidhura më kryeministrin Rama. "Asgjë e re nga fronti majtas. Kryeministri propozon një ekip që janë ekipi i tij personal. Ekipi i zgjedhur prej tij janë ose njerëz që vijnë me rrënjë të thella nga diktatura, dhe njerëz me probleme të rënda me diktaturë. Nga ana tjetër kemi propozimin e disa figurave të reja, por pa kontribut në shoqëri. Koncepti i qeverisë së vogël, është qeverisja me sa më pak njerëz dh ofrimi i sa më shumë shërbimeve për qytetarët", tha Salianji për "Report TV". Përfaqësuesi i demokratëve të Korçës në Parlamentin e ri tregon edhe për aksionin që demokratët janë zotuar të zhvillojnë në parlamentin e ri. "Në përputhje me statutin do të vazhdohet edhe procedura për të gjithë pjesën tjetër drejtuese të PD, por në një moment të mëvonshëm. Tani fokusi kryesorë do të jetë përballja me Qeverinë, dhe dhënia e alternativave tona në ato fusha ku ne kemi shpallur prioritete. E majta në tërësi, për shkak të deformimit të zgjedhjeve ka edhe Presidentin, edhe Kryeparlamentarin e majta, edhe Kryeministrin e majta edhe pushtetin lokal e majta", tha Salianji.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.