Berisha: Ara me kanabis, nën mbrojtjen e policisë

Denoncimi te ish- kryeministri

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

Ish-

kryeministri Sali Berisha publikoi dje, në faqen e tij të "Facebook"- ut, një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon mbledhjen e kanabisit. Sipas Berishës, arat me kanabis janë nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit. Po ashtu, denoncuesi në faqen e Berishës thekson se parcela është mbjellë nga Binjak Basha dhe Xhelal Basha, që sipas tij kanë mbjellë kanabis në një vend midis Krujës dhe Laçit. "Arat e kanabisit në mbrojtjen e policisë së Noriegës! Lexoni mesazhin dhe foton e qytetarit dixhital! "Përshëndetje, doktor. Këto foto janë të bëra para pak ditësh, ku dëshmojnë parcelën e hashashit që policia e ka para syve ditën dhe natën. Personat që e kanë këtë parcelë është Binjak Basha dhe Xhelal Basha. Që të dy u bo vite që merren me këtë pune dhe janë shumë të lidhur me policinë e Krujës dhe të Laçit, pasi zona ku ndodhen parcelat është në vendin ku ndan Kruja me Laçin. Këtë rast e di dhe shefi i zonës dhe eprorët e tij, por që të gjithë e kanë gojën të mbyllur nga lekët. Po këta persona kanë të mbjella dhe në katundin Mafsheq, poshtë shtëpisë së tyre në pishat. Kjo parcelë ndodhet sipër rrugës e cila lidh dy katundet, Brret dhe Mafsheq. Në mesin e rrugës sipër te shkalla e Brretit është parcela, policia e di shumë mirë, sepse ka shkuar deri aty afër dhe s'është futur aty", thuhet në mesazhin e Berishës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.