"Më jep 4 mijë euro, ndryshe do të të rrëmbej vajzën"

I riu i vuri gjobë të dashurës: E bëra për shaka, s'e dija që përbënte krim Krimet e Rënda lënë në burg Kleanth Todrin

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje, masën e arrestit me burg ndaj një djali 28- vjeçar, i cili i kishte dërguar mesazhe kërcënuese ish- të dashurës së tij për t'i marrë para në formën e gjobëvënies. I riu i kishte kërkuar 30- vjeçares që t'i jepte një shumë prej 4 mijë eurosh, ose në të kundërt do t'i rrëmbente asaj të bijën. "Më jep 4 mijë euro të bëj një operacion, ndryshe do të të rrëmbej vajzën". Ky ka qenë mesazhi kërcënues që Kleanth Todri, i dërgoi fillimisht në "Facebook" ish- të dashurës së tij. Mësohet se 30- vjeçarja ishte e divorcuar dhe nënë e një fëmije të mitur. Duke qenë se ajo nuk kishte asnjë mundësi për ta paguar këtë shumë, ka vendosur që të bëjë denoncim në polici.

SEANCA GJYQËSORE

Ditën e djeshme, 28vjeçari doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij. Përmes avokatit të tij Bujar Kareci, i dyshuari ka pretenduar përpara gjykatësit Bib Ndreca, se gjithçka e nisi si një shaka dhe se nuk e dinte që veprimet e tij përbënin një vepër penale. Më tej, i dyshuari ka sqaruar se e dinte shumë mirë që 30vjeçarja me të cilën kishte pasur një marrëdhënie intime nuk kishte para, dhe se mesazhet që i kishte shkruar në "Facebook" pasi mar- rëdhënia mes tyre kishte marrë fund, ia kishte nisur në formën e shakasë. Por, prokuroria nga ana e saj vuri në dispozicion të gjykatës dhjetëra mesazhe kërcënuese që i dyshuari i kishte dërguar ish- të dashurës për një periudhë prej afro një muaji, deri para disa ditësh që i riu u denoncua dhe përfundoi në prangat e policisë. Madje prokurori theksoi faktin se i dyshuari kishte këmbëngulur që ish- e dashura t'i dorëzonte paratë, pasi më vonë e kishte ulur shumën e gjobës 28- vjeçari, për afro një muaj me radhë i dërgonte mesazhe kërcënuese ish- të dashurës së tij, ku i kërkonte shumën prej 4 mijë eurosh. Në mesazhe shkruhej se nëse 30vjeçarja nuk ia jepte këtë shumë, atëherë ai do t'i rrëmbente vajzën e saj të mitur. nga 4 mijë euro në 2 mijë euro. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari i Krimeve të Rënda caktoi ndaj 28- vjeçarit masën e sigurisë "arrest me burg". Kleanth Todri akuzohet për veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie".

Kleanth Todri, dje në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.