Trafiku ndërkombëtar i armëve, në kërkim britaniku, qëndroi 3 ditë në Shqipëri

Pritësit e pakove Lauron Lee, Lauren Coules e Jake Marchant

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

Gjatë

hetimeve që po zh villohen për të zbuluar porositësit e 13 kilogramëve armatim, Krimet e Rënda dhe Antiterrori u kërkojnë ndihmë autoriteteve britanike për të marrë informacion mbi një shtetas të huaj, i cili rezulton të ketë vizituar Shqipërinë për tri ditë. Burimet i thanë "Top Channel" se shtetasi britanik ka zhvilluar takime në Shijak në shoqërinë e një femre. Vizita e tij ka zgjatur nga data 20 deri më 23 gusht, ndërkohë që më pas shpjegohet se është lar-

PRITESIT

Si pritës në tri pakot e postuara nga Durrësi rezultojnë shtetasi britanik Lauron Lee, që jeton në qytetin Uetford, si dhe Lauren Coules e Jake Marchant, që jetojnë në Bedford. Emrat e të treve janë shënuar në secilën nga pakot, ndërkohë që dërguesit janë tre të moshuar që nuk kishin dijeni për çfarë kishte ndodhur.

guar përmes aeroportit të Rinasit. Hetuesit po verifikojnë kamerat e sigurisë të aeroportit, thuhet më tej në rrugë jozyrtare, për të siguruar të dhëna shtesë mbi këtë të dyshuar e për t'ua

përcjellë më tej autoriteteve britanike. Burimet shtojnë për "Top Channel" se paraprakisht rezulton se emrat e pritësve të pjesëve të armëve, kryesisht të tipit kallashnikov, janë të dhëna false. Si pritës në tri pakot e postuara nga Durrësi rezultojnë shtetasi britanik Lauron Lee, që jeton në qytetin Uetford, si dhe Lauren Coules e Jake Marchant, që jetojnë në Bedford. Emrat e të treve janë shënuar në secilën nga pakot, ndërkohë që dërguesit janë tre të moshuar që nuk kishin dijeni për çfarë kishte ndodhur. Por burimet pohojnë se dërguesi kryesor në Shqipëri është i kërkuari Neritan Faria, i cili ka përdorur Saimir Çullhajn për të dorëzuar pakot me armë në kompaninë ndërkombëtare. Por, ndonëse 32- vjeçari ka treguar emrin e bashkëpunëtorit, ai mohon të ketë pasur dijeni për përmbajtjen e tri pakove të mbushura me armatim. Pjesëtarë të grupit hetimor dyshojnë se Çullhaj nuk po thotë të vërtetën dhe se është i implikuar në trafik. Pakot me pajisje armatimi u zbuluan gjatë një kontrolli në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që dosja po hetohet nga Krimet e Rënda për sa kohë vepra e trafikut të armëve është kompetencë e kësaj prokurorie.

Armët e sekuestruara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.