Shoqërohet në polici Nikoll Lesi, policia: Do sqaronte vendosjen e shkallëve emergjente

Botuesi: U bënë për emergjencën e gazetarëve në rast zjarri

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

ar në Komisariatin Nr. 2. Ndërkaq, në njoftimin zyrtar të policisë u bë me dije se ka qenë një raportim për ndërtim pa leje në rrugën "Andon Zako Çajupi", Tiranë, i cili u kishte shkuar te Komisariati Dixhital. "Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat konstatuan se në një godinë të një pallati po vendoseshin shkallë emergjente. Shërbimet e pol- icisë shoqëruan 2 punonjës për të sqaruar rrethanat dhe shtetasin E. Sh., 37 vjeç, specialist i IMT- së në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e veprës penale. Më pas shtetasi N. L., 54 vjeç, pronar i godinës, është paraqitur me vullnetin e vet në Komisariat për të dhënë shpjegime. Nga deklarimi i marrë, shtetasi N. L. u shpreh se për shkak të pozicionit të godinës kishte lindur nevoja e montimit të shkallëve emergjente, duke shtuar sigurinë për punonjësit aty. Për montimin e këtyre shkallëve kishte marrë një deklaratë paraprake pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit. Shtetasi E. Sh., me detyrë specialist pranë IMT- së, ka deklaruar se është njoftuar nga policia për të verifikuar rastin në fjalë. Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se punimet e bëra deri në atë kohë kanë qenë brenda deklaratës paraprake të mësipërme me të cilën pronari i godinës ka qenë i pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit", sqaroi zyrtarisht policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.