Nxori për të lypur të dashurën dhe foshnjën, arrestohet

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

Policia

e Tiranës ka vënë në pranga një 21- vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale "Keqtrajtim i të miturit". Burime zyrtare të policisë bënë dje me dije se i arrestuari është shtetasi Embra Nuredini, banues në kryeqytet. I riu akuzohet se nxirrte në rrugë për të lypur bashkëjetuesen e tij së bashku me foshnjën 8- muajshe. Mësohet se vënia e tij në pranga është bërë ditën e hënë. "Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi më datë 28.08.2017, rreth orës 11: 00, është konstatuar në bulevardin ' Bajram Curri' duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8muajshe", - tha policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.