Përplasje me armë në Sarandë, plagosen tre persona, mes tyre pronari i lokalit

Ngjarja për motive të dobëta, një javë më parë u plagos bashkëpronari i 35- vjeçarit Arrestohet Renald Canaj, 2 të tjerë në kërkim

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së martës në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03: 00, në shëtitoren e qytetit. Të njoftuar përmes një telefonate, forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur të plagosur shtetasit Fisnik Musaj, 35 vjeç, banues në Sarandë, Antonio Shyti, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Besim Xhafaj, 26 vjeç, banues në Dibër. Fillimisht ata janë transportuar drejt urgjencës "Stefan Mekshi" të Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që Shyti e Xhafaj janë dërguar me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar për shkak të plagëve të rënda që kishin marrë në trup. Ndërkohë, gjendja e 35- vjeçarit Musaj, i cili është bashkëpronar i një lokali nate pranë vendit të ngjarjes, paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i riu ka marrë një plumb në kofshë. Sakaq, në lidhje me këtë ngjarje, policia ka bërë të mundur arrestimin e një personi, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

HETIMET

Hetimet e policisë kanë zbuluar se ngjarja ka nisur si shkak i një konflikti fizik për motive të dobëta mes dy grupeve, në njërin prej të cilëve ishte Fisnik Musaj me D. M. dhe në grupin tjetër ishin Antonio Shyti, Besim Xhafaj, Renald Canaj dhe A. Q. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se pas konfliktit fizik, mes grupeve ka pa- sur shkëmbim zjarri me pistoletë, duke shkaktuar tre të plagosur. Policia kur ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar se Renald Canaj, A. Q dhe D. M. ishin larguar prej andej. Menjëherë janë ngritur grupe kontrolli në gjithë qytetin. Janë sekuestruar në vendin e ngjarjes dy automjete, njëri prej të cilëve fuoristradë tip "Opel Frontera" me xhama të zinj dhe me targa të huaja GE1605AB. Policia ka shoqëruar në komisariat 8 shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që ka kryer dhe kontrolle të shumta në disa banesa. He- timet e shpejta të policisë kanë zbuluar vendndodhjen e njërit prej autorëve, pikërisht Renald Canajt, i cili është kapur në Fier pas bashkëpunimit mes dy policive. Gjatë kontrollit të banesave të Renald Canajt dhe A. Q., policia ka zbuluar disa fishekë pistolete, lëndë narkotike të llojit kanabis sativa si dhe disa telefona të markave të ndryshme. Pas hetimeve paraprake, policia ka bërë arrestimin e Renald Canajt, ndërkohë që janë shpallur në kërkim A. Q. dhe D. M. Ndërkaq, mësohet se policia është duke zhvilluar hetime paralele edhe për një ngjarje tjetër, të ndodhur në të njëjtin vend por një javë më parë. Dy shtetas, të cilët dyshohet të kenë lidhje me Shytin, Xhafajn, Canajn dhe Q., plagosën me sende të forta 30- vjeçarin Diomet Musaj, djali i xhaxhait të 35- vjeçarit Fisnik Musaj, njëkohësisht bashkëpronar me të në dy biznese lokal nate në lagjet nr. 1 dhe nr. 4 të qytetit të Sarandës. Policia nuk ka bërë me dije shkaqet për dy ngjarjet, edhe pse mendohet që ato ta kenë zanafillën nga ndonjë sherr i lindur brenda mjediseve të lokalit të natës, e më pas kanë vazhduar për hakmarrje.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.