Aksidenti, plagosen 7 persona, rëndë 12- vjeçarja

Ngjarja, në aksin Elbasan- Librazhd

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

ELBASAN - Një aksident i rëndë me pasojë 7 të plagosur ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, te nënkalimi në Xibrakë. Ngjarja e rëndë u shënua si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit, ndërsa mësohet se një 12- vjeçare është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas burimeve, mjeti tip "Benz" që drejtohej nga shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në Xhafzotaj të Durrësit, është përplasur me mjetin tip "Toyota", që drejtohej nga shtetasi B. B., 50 vjeç, banues në Tiranë. Dy shoferët u dërguan në spitalin Kirurgjik Elbasan. Po ashtu, në këtë spital u dërguan edhe shtetasit S. B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte pasagjere në mjetin tip "Benz"; J. D., 5 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës ( djali i drejtuesit të mjetit tip "Toyota"); K. D., 12 vjeçe, banuese në Xhafzotaj Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit "Toyota"), e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën; U. A., 23 vjeç, banues në Durrës, pasagjere në mjetin "Toyota"; Z. V., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasagjere në mjetin tip "Toyota". Sipas policisë, personat e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Vendi ku ndodhi aksidenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.