Digjet makina e pedagogut të Universitetit të Elbasanit

Policia në kërkim të autorëve

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

ELBASAN - Një mjet është djegur ditën e djeshme në lagjen "Qemal Stafa", në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. H., 61 vjeç. Ndërsa, sipas burimeve, mësohet se ky i fundit është pedagog në Universitetin e Elbasanit. Policia raportoi se mjeti ka qenë i parkuar jashtë banesës së 61- vjeçarit në momentin që ka ndodhur ngjarja. Dy- shimet janë se zjarri i është vënë në mënyrë të qëllimtë. Menjëherë sapo janë njoftuar për ngjarjen, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, kanë konstatuar se mjeti ishte i parkuar para derës së banesës së shtetasit A. H. Dyshimet e policisë janë se persona ende të paidentifikuar kanë lyer si fillim makinën me lëndë djegëse e më pas i kanë vënë flakën. Grupi hetimor vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rretha- nave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve. Një ndër pistat që po ndjek grupi hetimor është profesioni i 61- vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.