U kapën me 54 kg drogë në banesë, policia vë në pranga babë e bir

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

SARANDË - Policia e Sarandës ka sekuestruar mbi 54 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga dy persona, përkatësisht babë e bir. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se operacioni i koduar "Shelegari" është zhvilluar në një banesë në fshatin me të njëjtin emër. Policia ka ndërhyrë në banesën e familjes Tusha, duke gjetur dhe sekuestruar disa qese e thasë që ishin të fshehura në oborrin e shtëpisë, të cilat përmbanin 54 kg e 80 gramë lëndë narkotike të llojit marijuanë. Pas kësaj, policia vuri në pranga babë e bir, shtetasit Alfred e Klajdi Tusha, 55 dhe 23 vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Shelegar të Sarandës. Sipas policisë, droga po mbahej me qëllim gjetjen e momentit të përshtatshëm për ta trafikuar atë drejt shtetit grek përmes kufirit të gjelbër. Policia ka ngritur ndaj dy të arrestuarve, akuzën "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". ar. su.

e sekuestruar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.