Kapet me drogë, në pranga 29- vjeçari

Gazeta Shqiptare - - OPOZITA -

MURIQAN - Ditën e djeshme, Policia Kufitare e Muriqanit ka vënë në pranga një 29- vjeçar, pasi në makinën e tij janë gjetur 19 kg kanabis, e ndarë në 20 pako. Burime nga shërbimet e policisë njoftuan se informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur që të goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se shtetasi i prangosur është Zeqir Rrapi, banues në Vlorë. Ai u kap në flagrancë dhe kishte si destinacion Italinë. Sipas policisë, gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjeti tip "Renault" me targë AA419RX, me drejtues mjeti Zeqir Rrapin, u konstatua të kishte poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit lëndë narkotike, e cila u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër sasi lëndë narkotike kanabis sativa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.