Malaj: "Luarasi", zgjedhja më e mirë drejt suksesit

Fillojnë regjistrimet. Studentët e parë, me nivel të lartë mesatareje Ofrohen alternativa të vlefshme dhe punësim pas studimeve

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

Studentët fitues kanë filluar regjistrimet për rrugëtimin e tyre në universitete, dhe zgjedhja më e mirë për një të ardhme të suksesshme është Kolegji Universitar "Luarasi". Stafi akademik ditën e djeshme mirëpriti studentët e parë, duke u prezantuar kurrikulat e programeve që ofron si dhe auditorët bashkëkohorë. Ajo çka vlen të theksohet është fakti që studentët e parë që janë regjistruar kanë një mesatare të lartë, një vlerësim ky tejet pozitiv për universitetin. Gjithashtu, ky kolegj universitar ofron qoftë në fushën ekonomike, qoftë në fushën juridike alternativa të vlefshme për përgatitje dhe për punësim të mëpasshëm në tregun e punës. Rektori i "Luarasit", Arben Malaj, në një intervistë të dhënë për "News24", tregoi se stafi akademik është në dispozicion të studentëve për t'u sqaruar çdo element që ka të bëjë me cilësinë, avantazhet dhe politikat mbështetëse që ky kolegj universitar ofron në dy degët e tij, Ekonomik e Juridik. Ai gjithashtu shpjegoi se "Luarasi" garanton një edukim elitar që shërben për të qenë sa më i suksesshëm në të ardhmen.

Cili është mesazhi juaj për maturantët në rrugëtimin e tyre drejt universiteteve?

Së pari i uroj çdo maturanti shqiptar dhe të gjithë aplikantëve nga trojet shqiptare që kanë përzgjedhur të studiojnë në Shqipëri, një vit sa më të suksesshëm akademik! Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata studentë që kanë përzgjedhur "Luarasin" si mundësinë më të mirë për rrugën drejt së ardhmes.

A kanë nisur regjistrimet në Kolegjin Universitar "Luarasi"?

Sigurisht që ne jemi duke mirëpritur regjistrimin e studentëve, dhe ky do të jetë një proces i gjatë, kështu që kandidatët duhet të mbajnë kontakte me "Luarasin". Nga ana tjetër vlen të theksohet se stafi ynë po punon për t'u përgatitur që viti akademik 2017- 2018 të jetë sa më i suk- sesshëm.

Si paraqitet niveli i studentëve më të rinj të "Luarasit"?

Këtë vit kemi vënë re një rritje të interesit nga maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në këtë universitet, madje studentët e parë që u regjistruan kanë një mesatare të lartë. Nga përzgjedhja ne pamë një vlerësim shumë pozitiv për "Luarasin"; tani është mo- menti që çdo student i cili po tenton të përzgjedhë se ku do të studiojë, në Juridik dhe në Ekonomik, të mbajë kontakte.

Si do të operojë stafi akademik për të informuar studentët në lidhje me programin e universitetit?

Ne kemi një staf akademik shumë aktiv bashkë me studentët tanë më të mirë, të cilët për një periudhë gati 1- mujore do të jenë në dispozicion të çdo studenti dhe familjarëve të tij. Do të bëhet sqarimi i çdo elementi që ka të bëjë me cilësinë e avantazhet që ofron "Luarasi" si dhe do të shpjegohen politikat e veçanta mbështetëse për studentët e talentuar. Njëkohësisht do ketë një informim sa më të plotë për programin që këta studentë do të kalojnë së bashku me ne gjatë vitit akademik 20172018.

Ku mund të drejtohen studentët nëse kanë paqartësi në lidhje me regjistrimin?

Edhe një herë dua të jap një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë prindërit dhe studentët: Të mos hezitojnë të kontaktojnë, të shikojnë të gjitha fazat e regjistrimeve në universitet. Për çdo paqartësi që mund të kenë, të kontaktojnë me kolegët e universitetit në mënyrë direkte, pasi ne do të ofrojmë gatishmërinë tonë gjatë gjithë ditëve të javës.

Pse studentët duhet të zgjedhin "Luarasin", çfarë ofron ai?

Kolegji Universitar "Luarasi" ka bërë investime në të gjitha aspektet, në godinë, në logjistikë, por sidomos në stafin akademik, për t'u ofruar studentëve një mësimdhënie sa më bashkëkohore e cilësore. Ne u garantojmë të gjithë atyre studentëve që do të bëhen pjesë e jona se "Luarasi" do të jetë një zgjidhje e meritueshme për ambiciet e tyre në të ardhmen.

Rektori i Kolegjit Universitar "Luarasi", Arben Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.